TIRANE- Shtatë zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve dhe 2 përfaqësues të bizneseve janë nën hetim për vjedhje me shpërdorim detyre me një dëm shtetit prej 5.4 milionë dollarësh. Pas njoftimit nga policia skema e mashtrimit dhe ” vjedhjen në kurriz të shqiptarëve”, është bërë publike nga vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në seancën e sotme plenare.
SKEMA E MASHTRIMIT
“Arrestimi i këtyre personave lidhet me procedurën e rimbursimit të TVSH-së, gjatë zbatimit të së cilës janë konstatuar veprime të dyshimta nga ana e disa shoqërive tregtare dhe konkretisht 11 prej tyre janë aktivizuar, shitur, kontrolluar dhe kanë përfituar rimbursimin duke kërkuar më pas ç’regjistrimin brenda një periudhe disa ditore. Të 11 shoqëritë e shitura janë blerë nga dy shtetasit shqiptarë, Mirjan Beneja dhe Gjergji Tupe. Shoqëritë menjëherë sapo kanë marrë rimbursimin në vlera të mëdha kanë kërkuar ç’regjistrimin në organin tatimor rajonal si dhe shpalljen e falimentit pranë QKR-së. Si rezultat i këtyre veprimeve është shkaktuar një dëm rreth 515 milionë lekë të rinj dhe në këtë veprimtari kriminale ka rezultuar të jenë përfshirë edhe punonjës të administratës tatimore rajonale Tiranë si dhe dy ortakët e vetëm të shoqërive që kanë përfituar edhe rimbursimin e TVSH-së.
TAHIRI: DO E ZBARDHIM HAP PAS HAPI
”Skema e mashtrimit dhe vjedhja në kurriz të shqitparëv po zbardhet hap pas hapi e dot ë vazhdojë të zbardhet hap pas hapi “- tha Tahiri në Kuvend.
POLICIA E TIRANES NJOFTOI ARRESTIMIN E PERGJEGJES SE TATIMEVE
Policia e Tiranës njoftoi fillimisht se arrestimi i Afërdita Hysës është bërë mbrëmë nga Seksioni Korrupsionit, i cili ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kjo gjykatë më datë 05.11.2013 kishte vendosur masë sigurie “Arrest në burg”, ndaj shtetases Aferdita Dino Hysa, 42 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në Kontrollin Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
"Nga hetimet e kryera në kuadër të një proçedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se kjo shtetase me detyrën e Drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milion euro."- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Aktualisht nga strukturat e policisë vazhdon puna në drejtim të hetimit të personave të tjerë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
MINISTRIA SE BRENDSHME: JANE 7 NE KERKIM
Sipas një njoftimi për shtyp të ministrisë së Brendshme të arrestuar janë dy punonjës të Drejtorisë së Tatimeve dhe shpallen në kërkim policor 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve punonjës të tatimeve dhe 2 përfaqësues biznesesh private.
Në datë 07.11.20134 Policia e Shtetit ka kryer arrestimin e shtetasve:
1. Afërdita Dino Hysa, e vitlindjes 1968, ish-drejtore e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Tahir Avdi Kuka, i vitlindjes 1956, ish-inspektor i Procedurave të Rimbursimeve.
Arrestimi i tyre është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më date 06.11.2013, ka caktuar masat e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës", "Vjedhjes me pasoja të rënda" dhe "Pastrimit të Produkteve të veprës penale", parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 i Kodit Penal.
Të njëjtat masa janë caktuar edhe për shtatë persona të tjerë, për të cilët është bërë shpallja e kërkimit dhe po punohet për kapjen e tyre. Ata janë:
1. Ismail Mehmet Muça, i vitlindjes 1969, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Lauren Avdi Vata, i vitlindjes 1981, ish-përgjegjës i Sektorit të Kontrollit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
3. Edmond Mehmet Osmani, i vitlindjes 1979, ish-inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
4. Gramos Sali Milushi, i vitlindjes 1984, me detyrë Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
5. Kujtim Çel Metaliaj, i vitlindjes 1960, ish-Inspektor i Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë;
6. Mirjan Lili Beneja, i vitlindjes 1980, me aktivitet në sektorin privat;
7. Gjergji Spiro Tupe, i vitlindjes 1959, me aktivitet në sektorin privat.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë bazuar në materialin kallëzues të depozituar nga Ministria e Financave, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të "Shpërdorimit te detyrës", "Vjedhjes" me pasoja të rënda dhe "Pastrimit të produkteve të veprës penale", të parashikuar nga nenet 248, 134/3 dhe 287 të Kodit Penal.
AFERDITA HYSA, NUK DEKLAROI PASURINE
E arrestuara Afërdita Hysa, përgjegjëse në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve më 12 mars 2013 u gjobit nga ILDKP me 50 mijë lekë gjobë për mos deklarim të pasurisë në afatet ligjore të përcaktuara për zyrtarët e lartë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com