Ditën e djeshme një 78 vjeçar është arrestuar në pikën doganore të Qafë Thanës më qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Me dt 09.02.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit maqedonas

Feta Kadrija, 78 vjeç, banues në Gostivar-Maqëdoni, rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Lokale Opatija/Kroaci me vendim nr III-K-346/06-45, datë 15.10.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat.


e.gj/Shqiptarja.com