SHKODËR - Arrestohet një biznesmen shkodran pasi akuzohet se është kreu i një rrjeti trafiku lëndësh narkotike nga Shqipëria në Itali. Burime nga Policia e Shtetit, kanë bërë të ditur se, në pranga ka rënë Paulin Fusha, 37 vjeç, pronar i disa lokaleve në Shkodër.
Bashkë me Fushajn, janë arrestuar edhe Vera Martinaj, bashkëshortja shqiptare e italianit, Augusto Priari, i arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm.
“Skuadra e operacioneve speciale ka goditur një rrjet të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italië”, ka bërë të ditur burime nga policia. Në pranga është vënë edhe një qytetar italian.
Arrestimi i italianit është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ku shtetasi italian me rulonë ka tentuar të kalojë kufirin me rrugë tokësore drejt Malit të Zi. Intinerari i drogës më pas do të kalonte në Bosnjë-Hercegovinë-Kroaci-Slloveni e më pas Italinë, nga ku dhe do të hidhej në treg.
Siç bën të ditur policia, italiani e kishte fshehur drogën prej 100 kilogramë kanabis sativa në tavanin e një ruloje (kamper). Gjatë aksionit, skuadra e operacioneve speciale ka vënë në pranga edhe të dyshuarin si organizator të këtij rrjeti trafiku, i cili është Paulin Fusha, pronar lokalesh në Shkodër.
Rrjeti ishte në ndjekje nga skuadra e operacioneve speciale dhe goditja është bërë në momentin që korrieri italian ka marrë ngarkesën. Nga hetimet paraprake dhe dëshmia e italianit se ku e ka gjetur drogën, ka rezultuar se Fusha qëndronte në krye të këtij grupi që merrej me trafikimin e drogës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com