Pranga dy vëllezërve shqiptarë në Itali, u kapën me 12 kg kokainë me vlerë mbi 1 mln euro

Pranga dy vëllezërve shqiptarë në Itali, u kapën me 12 kg kokainë me vlerë mbi 1 mln euro

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi u kapën me 12 kg kokainë dhe 70 mijë euro. Sipas mediave italiane, vëllezërit janë të moshës 30 dhe 32 vjeç dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni antidrogë u zhvillua në komunën Santa Croce sull'Arno në provincën e Massa Carrara, ndërsa lënda narkotike u zbulua në banesën e dy vëllezërve shqiptarë.

Gjithashtu u sekuestruan instrumente për paketimin e kokainës  si dhe për numërimin e kartëmonedhave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Hetimet e operacionit kanë nisur në janar pas operacionit të koduar "Market Motta" i cili zbardhi një rrjet trafikantësh e korrierësh droge.

Sipas policisë italiane kokaina e sekuestruar ka në treg vlerën e mbi një milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin