LIBRAZHD -  Abuzimi me tenderat dhe përvetësimi i një fondi prej 1 miliardë lekësh të vjetra pa realizuar projektin, çon në pranga kryetarin e komunës Stravaj të Librazhdit, Ardian Zeneli, i zgjedhur në krye të komunës Stravaj në vitin 2011 si përfaqësues i Partisë Demokratike.
 
Bashkë me të është arrestuar edhe administratori i firmës “Shqiponja 06”, 38-vjeçari Petref Vrato (banues në fshatin Farret Librazhd).

Procedohen në gjendje të lirë:
I.V, 54 vjec, punonjës i Komunës Stravaj Librazhd
Naim Allko, 37 vjec, punonjës i Komunës Stravaj Librazhd
Lutfi Cerri 63 vjec, punonjës i komunës Stravaj Librazhd (kryetar tenderash dhe sekretar i Komunës)
 
Komuna mori 1 mld leke per ujesjelles, rruge dhe peme...dhe nuk i realizoi

Në vitin 2012-2013 kjo komunë ka marrë suvencione nga shteti në shumën 1 miliard lekë të vjetra, për t’i investuar në ujësjellësin e fshatit Stranik, në dy rrugë të fshatit Stranik dhe pyllëzimin me pemë frutore të pronave të komunës, por sipas Sektorit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar dokumentacioni i paraqitur nga komuna Stravaj për përfitimin e këtij suvencioni është i fallsifikuar pasi projektet nuk ishin realizuar.
 
Ndaj autorëve janë ngritur akuzat ‘Shpërdorim detyre”, “mashtrim i subvencioneve”, “shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”, “punësim i paligjshëm” dhe “fshehja e të ardhurave”.
 
Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit. 

Redaksia Onlime
(d.a/Shqiptarja.com)