Pranga pedagogut, merrte 20
mijë lekë të reja për një provim

TIRANE -  Një pedagog i Inxhinierisë Ndërtimit, Eduard Isufi është arrestuar sot nga policia e Tiranës. Pedagogu është arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv me studentët. Arrestimi i tij është kryer me vendim gjykate, në sajë të një hetimi intensiv 2 mujor.

Përmes një deklarate për shtyp mesditën e sotme, policia e kryeqytetit bëri të ditur se "nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar u finalizua operacioni i koduar Inxhinieri, ku u bë i mundur ekzekutimi i vendimit të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë i datës 02.04.2013, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Eduart Nimet Isufi, 62 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë petagog në fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimit, Tiranë”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas gjatë ushtrimit detyrës së tij funksionale, u ka kërkuar dhe marrë para nga studentët në këmbim të vënies së notave kaluese për provimin e lëndës së tij, shumë e cila varionte nga 20 mije lekë të rinj.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të Neni 259 i “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Redaksia Online
(sg/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve