SHKODER-Një shtetas rumun është vënë në pranga nga policia shqiptare, pasi i janë sekuestruar 100 kg kanabis. Arrestimi i shtetasit rumun është bërë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa përpiqej të kalonte kufirin drejt Malit të Zi. Policia e Shkodrës nuk bën të ditur emrin e shtetasit rumun të ndaluar, për arsye hetimore, pasi po heton për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.
Prangosja e tij është bërë gjatë një kontrolli në automjetin e shtetasit rumun, ku u gjet sasia prej 100 kg kanabis sativa. Policia dyshon se lënda narkotike është siguruar në Malësinë e Madhe, konkretisht në zonën e Shkrelit dhe po trafikohej për në Mal të Zi e prej andej në vendet e Bashkimit Europian.
Gazetari ynë në Shkodër, Admir Agolli, theksoi se ky arrestim është i pari për këtë vit për trafik lëndësh narkotike. Në raste të tjera poseduesit e lëndës narkotike kanë arritur të largohen duke e braktisur atë, ndërsa kësaj here shtetasi rumun nuk ka mundur t’I shpëtojë kontrollit të policisë. Mësohet se shtetasi rumun i arrestuar posedonte edhe kartë identiteti italiane. Ndërkaq policia po vijon hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij dhe pritet që shumë shpejt të ketë arrestime të tjera.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com