Dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Fushë-Krujë janë arrestuar nga policia pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Personave të cilëve u janë vendosur prangat janë A. D 32 vjeç, E.D 26 vjeç, të dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre F. D 40 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Mësohet se këta tre persona, në afërsi të banesës së tyre, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, duke e goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Tani çështja do të shkojë në gjykatë dhe të tre personat do të përballen me akuzën 'dhunë në familje'.