VLORË – Disa prej tyre fallsifikonin firmat e pensionistëve, ndërsa një tjetër tërhiqte rregullisht pensionin e një njeriu të vdekur më shumë se një vit më parë. Por, pas pak kohe gjithçka ka dalë në dritë të diellit duke i kushtuar rëndë.
Bëhet fjalë për tre zyrtarë të administratës publike, të cilët janë arrestuar sot nga policia e Vlorës.
Policia e qytetit bregdetar tha se Bernard Haxhi, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda të cilët dyshohen se kanë përvetësuar një sasi parash duke falsifikuar dokumenta të personave të vdekur.
Sipas policisë punonjësja e postës Gjondeda akuzohet se ka falsifikuar nënshkrimet e 375 pensionistëve në listën e pagave ndërsa Haxhiu, tërhiqte pensionin e një personi të vdekur para një viti. Gjithashtu për akuza të ngjashme është ndaluar edhe Osman Sulaj, punonjës në zyrën postare në Vllahinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
/Shqiptarja.com