Pranga zyrtarit kosovar në Japoni
u përfshi në një skandal seksual

Pranga zyrtarit kosovar në Japoni<br />u përfshi në një skandal seksual
Autoritetet japoneze kanë arrestuar një zyrtar të lartë të qeverisë kosovare nën akuzën e ngacmimit seksual.Sipas të përditshmes kosovare “Zëri”, bëhet fjalë për Ramadan Sejdiun, drejtor në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas “Zërit”, nga data 10 gusht deri më 4 shtator të këtij viti Sejdiu kishte udhëtuar në Kitakjushu në Japoni, si kryesuesi i një grupi zyrtarësh shqiptarë nga Kosova ku kishin marrë pjesë në një trajnim për ujërat e zeza.

“Më datë 01.09.2015 në qendrën e trajnimeve në Jica Kitashjushu, Japoni, është burgosur Ramadën Sejdiu nga policia e shtetit japonez për veprime të ulëta. Veprimet nuk janë të qarta nga grupi, por sipas asaj që ka prezantuar njëra nga organizatorët e konferencës, para pjesëmarrësve të trajnimit, Sejdiu ka bërë një krim dhe është burgosur, për çka do të përballet me ligjet e shtetit të Japonisë”,-ka thënë një prej zyrtarëve që ishte pjesë e delegacionit kosovar atje.

Redaksia online
(e.g/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)