Pranimet reja, Qyteti Studenti
nis javës tjetër regjistrimet 

Pranimet reja, Qyteti Studenti<br />nis javës tjetër regjistrimet 
TIRANE- Studentët e rinj që janë shpallur fitues për në shkollë të lartë, duhet të bëjnë gati dokumentet për t’u regjistruar në një nga godinat e Qytetit Studenti. Studentët e viteve të dyta, të treta, dhe të masterit janë tashmë të regjistruar, dhe procedura e regjistrimit do të hapet për studentët e rinj këtë javë që vjen. Ata duhet të paraqesin në qytetin studenti një vërtetim nga fakulteti përkatës se ndjekin studimet e larta në universitetet publike.

Ndërkohë që këtë vit ata që zgjedhion të jetojnë në qytetin studenti do të paguajnë një tarifë vjetore prej 45 mijë lekësh të reja. Ndrëkohë që një vit më parë tarifa ishte 40 mijë lekë të reja. Sipas ekspertëve të Qytetit Studenti që edhe ekanë propozuar këtë çmimin, rritje e pagësës së studentëve është kërkuar pasi është rritur çmimi i energjisë elektrike, ujit të pijshëm, rritja e kostos së jetesës, kërkesat e mëdha dhe mungesa e buxhetit për të përballuar të gjitha rehabilitimet dhe rregullimet e nevojshme për sa i takon infrastrukturës, por edhe blerjet hotelerike në konvikte “Ka tre vjet që çmimi është 40 mijë lekë në vit.

Kemi parasysh që ka një konsumim shumë të madh të energjisë elektrike dhe të ujit. Të mos harrojmë që dushet janë falas, ngrohja bëhet me anë të rrymës elektrike. Mendoj që edhe tarifa nuk do të jetë ajo që ka qenë vitet e kaluara akademike, mendoj që do të rritet. Pritet të jetë diçka simbolike, jo ndonjë çmim i madh. Të paktën 10 për qind e tarifës së tanishme (që i bie 40 mijë lekë të vjetra)”, - thonë ekspertët e financës së Qytetit Studenti. Këtë vit në qytetin studenti do të akomodehen rreth 1800 studentë të rinj, ndërsa mbi 4 mijë janë të viteve të tjera akademike.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho në hall për Asanin

Euro 2024/ Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho në hall për Asanin