'Odisea' e fletës së votimit/ KAS pranon ankimin e PS, rrëzon propozimin me emra, do të jetë me numra! PD e çon në Kolegj Zgjedhor, mblidhet nesër në 09:00

Nuk ka fund 'odisea' e përcaktimit të fletës së votimit të 25 prillit në Shqipëri. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ njoftoi se ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit. Sipas vendimit të KAS bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra. Socialistët kërkuan miratimin e një flete votimi vetëm me numra. Për ankimimin e PS kanë votuar pro anëtarët Koli Bele, Ilir Rusmajli, Lako, e ndërsa Braho dhe Cefa kundër.  Këtë vendim të KAS mësohet se PD-ja e ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor, i cili mblidhet nesër në orën 09:00 ku do të vaktojë trupën e gjyqtarëve dhe datën kur do shqyrtohet çështja. 

KAS rrëzoi ndërkohë kërkesën e PD që kërkoi që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. Gjithashtu KAS pranoi kërkesën e Bindjes Demokratike për të zëvendësuar siglën e saj në fletën e votimit. 

Fleta e votimit me emra u propozua nga Ilirjan Celibashi por më pas u ankimua nga 2 forcat kryesore politike.  Në fletën e miratuar ishte parashikuar të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra. Fleta do të ishte në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit. Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

(Klikoni këtu për të lexuar)Ankimimi i PD-së në Kolegjin Zgjedhor për fletën e votimit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Vendimi i KAS për fletën e votimit, Ivi Kaso: Lojë politike, Rama i turpëruar nga lista e kandidatëve

"Lojë politike" e ka konsideruar përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso, vendimin e KAS sot, që pranoi ankimimin e PS-së, duke rrëzuar fletën e votimit me emra kandidatësh dhe duke vendosur për fletën me numra.

Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se kreu i PS-së, Edi Rama, është i "turpëruar" nga lista e kandidatëve të tij dhe po përpiqet t'i fshehë ata. Ai thekso se PD do ta apelojë vendimin.

"Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve te tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS te kene kujdes sepse Kryetari i tyre po perpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turperuar nga ta. Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista. Ajo që ai bën është përpjekja pёr të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista. Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra. Kjo nuk do ta ndihmojë atë. Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra tё Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill. Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ёshtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë", tha Kaso.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë