Pranohet raporti në BE, fillon dëbimi i azilkërkuesve

Pranohet raporti në BE, fillon dëbimi i azilkërkuesve
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian dje ka pranuar raportin e parë vlerësues të Qeverisë, për gjendjen e tanishme në plotësimin e 95 kritereve që përmenden në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. 

Optimizëm se vlerësimet për raportin do të jenë pozitive, ka shprehur ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi. Ndërkohë që mësohet se çështja e azilkërkuesve është pengesa kryesore për liberalizimin e vizave.

Menjëherë ka reaguar enti i Emigracionit gjerman i cili ka organizuar edhe një dëbim masiv të shtetasve të Kosovës të cilët qëndrojnë në Gjermani me status azili. 

Avokatët mbrojtës të azilkërkuesve shqiptarë kanë deklaruar për media se me urdhër të Entit të Emigracionit Gjerman, një pjesë e madhe e azilkërkuesve janë të izoluar dhe pritet që me gjithë familjet e tyre, deri të martën e javës së ardhshme, të dërgohen direkt në aeroportin e Düsseldorfit për kthim në Kosovë. 

Kjo është hera e tetë në këtë vit ku Enti i Emigracionit organizon fluturime të tilla.

/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi