Kërcënohet me jetë deputeti Ligoraq Karamelo. Vetëm pak ditë pasi mori mandatin nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Karamelo është ndalur rreth orës 15:00 të ditës së sotme nga tre persona para Katedrales, të cilët e kanë quajtur tradhtuar që do të japë llogari pse pranoi që të merrte mandatin.
Në një intervistë për Report Tv, deputeti thotë se tre personat e kanë ndjekur, ndërsa pas kërcënimeve, sharjeve dhe ofendimeve ka pasur edhe konfrontim fizik, por falë ndërhyrjes së qytetarëve ka shpëtuar. Kjo nuk është hera që parë që kërcënohet, pasi deputeti thotë se ditët e fundit ka ndodhur e njëjta gjë në rrjetet sociale vetëm se pranoi mandatin.
Karamelo thotë se nuk i njeh autorët, por mes zyrtarëve të denoncuar në ditët e fundit ka edhe të Partisë Demokratike në degën e Korçës, të cilët kanë shkruar kundër tij në rrjetet sociale. Megjithatë, deputeti Karamelo shprehet i vendosur për të mos u tërhequr nga vendimi që mori për të qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë nga listat e PD-së. Policia njofton se ka shoqëruar disa persona për ngjarjen dhe po kryen veprimet procedurale të rastit.
Intervista e deputetit Ligoraq Karamelo për Report Tv pas kërcënimit në Korçë
Zoti Karamelo çfarë ka ndodhur?
Sot pasdite rreth orës 15:00 para Katedrales jam kërcënuar nga tre persona që nuk i njihja, por tentuan me ofendime duke më kërcënuan me jetë për tradhtinë që kam bërë dhe llogarinë që do të jap. Më kërcënuan edhe për identitetin etnik dhe organizatën që përfaqësoj dhe që do të jap llogari se po tradhtoj vendin me marrjen e mandatit. Nuk e zgjata bisedën por ata më ndoqën, pata një konfrontim me ata. U thashë nuk u njoh cfarë keni? Më thanë të njohim ne. Tentova të marr policinë, shanë dhe policinë dhe thanë se nuk duan t'ia dinë. Më prekën me dorë, por u mblodhën mjaft qytetarë dhe shpëtova. Si do që të jetë puna, unë kam vendosur që nuk do të heq dorë pavarësisht kërcënimeve. Unë e di që janë elementë që përfaqësojnë struktura të caktuara, që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE, por është për të ardhur keq që ndodhin këto gjëra në Korçë. Të gjithë qytetarët më përshëndesin për marrjen e mandatit, por për fat të keq ka edhe elementë të tillë
Kush është i shoqëruari e njihni?
Unë dua të falenderoj drejtorinë e policisë, të cilat m'u ndodhën pranë dhe me seriozitet, kanë shoqëruar një person. Nuk ia di emrin, por iu bëj të qartë, falenderoj policinë, e cila nuk është inekzistente, sikur mundohen që këta të thonë... Policia jo vetëm që m'u ndodh pranë, por janë me të vërtetë të përkushtuar në realizimin e detyrave. Situata është e vështirë, është delikate, por gjykoj që le të jetë një mësim për të gjithë që elementë të tillë...Unë para një jave kam bërë një denoncim për kërcënimet në rrjetet sociale për mua dhe organizatën OMONIA. Dua të theksoj që ta shtrinë veprimtarinë edhe në këto situata. Ka ende njerëz që nuk e pëlqejnë që vendi të përparojë, nuk duan që të realizohen reformat dhe që ne të jemi një vend europian.
Keni pasur komunikime me zyrtarë të PD-së në Korcë dhe a keni pasur presione pas vendimit?
Unë nuk kam pasur kontakte me zyrtarë kryesorë, por disa elementë nga ata i kam denoncuar, që kanë shkruar kundër meje në rrjetet sociale. Ka pasur mjaft njerëz nga PD-ja që më kanë mbështetur në rrugën që kam nisur.
Kush vertet tardhetoi Sovranin-Popullin.I kekruan voten-besimin qe t'i sherbejne per kater vjet,Sovrani,pjesa qe I dhuroi besim kerkuesve -deputeteve, per sherbim korrekt si do sherbeje me pergjegjesi e ndergjegje kombetare e njejrzore.Po tani?!Kush eshte tradhtori,shkelesi I fjales se vete dhe besimit te popullit??!!Ata qe nuk ju permbajten fjales se tyre,shkelen besimin e popullit,nuk qe3ndtruan ne Kuvend,por dolen ne rruge,po kryejne dhune dhe po sulmojne institucionet,po veprojne kudner ligjit qe ata duhet ta mbrojne, Apo kete qe kane kerkuar besimin nga populli,kane marr me pak se bashkegaruesit te tjere qe, tash hiken nga logu I burrave,Kuvendi.dhe ligjesisht po vijne koleget e tyre te radhes.Po futen te "beteje"Kuvend ku mbrohet interesi I vendit dhe popullit,
PërgjigjuKush te mbrojti ty o lalke qytetaret e Korces ?Ne sduam te te shohim me sy ty dhe partine e cobenerve te malit qe kane zaptuar Korcen tone.
PërgjigjuPara dorezimit te mandateve ,eshte ber me dije opinioni publik ,se ,do te dorezohen mandatet e te gjith deputeteve ,te opozites se bashkuar ;kunder fenomenit te vjedhies se votes ,dhe mbushjes se parlamentit me element te kriminalizuar .Te gjithe i dim ,perpjekiet e opozites se bashkuar, ne luften pa kompromis ,kunder deputeteve dhe nepunesve te pasuruar nepermjet puneve te pista ;nje pjese e konsiderushme e te cileve jane denuar ne shetetet e Evropes ,por edhe ne shtete te tjera .Sigurisht keto i dine gjith shqipetaret ,pervec atyre qe s'duan ti dine.Keto qendrime shkateruse te institucioneve ,nga vet qeverisia ,sollen varferine marramendese te rreth 70% tpopullit,i cili jeton me rreth 3.5 evro ne dite .DHe te dale nje punetor apo pensionst dhe te thot se mnd te jetoje me 3.5 evro ne dite .THone se kio gjendie vjen si rezultat i refrmave ne ekonomi ,-nese do ishte keshtu ,ja bejme hallall ;por sigura ,varfera vjen si rezultat i qeverisies se dobet ,dhe xhvaties ,pa meshire nga oligarket ,(hajdut e burgaxhinj ) .Sa per Karamelon me shoqe e shok ,(pseudo deputet),e kan pritur me pa durim ,lenien e mandatit ,nga "shoket e shoqt" e tyre ,Per nje shume te majme parash ,qe futen ne xhepat e tyre ,npermjet atyre ,qe u duhen keta gjysem te vdekur ,per ti perdorur .Nese ka ndonjerin qe kerkon te felliq duart apo gojen me ta ,do tu thosha ;mos u perzieni me kufoma, se ,te vdekurit ne mes te shoqerise ,zhdukin shoqeri zhdukin kombe.Sa per te huajt ,le te rrin si te dan ,por te flasin e veprojne dret ,sepse vuajtjet i kalojme ne ne kurriz . Zoti na ruajt nga keta hipokrit .
PërgjigjuNa ngordhi kali ci rane thonjt cpo vrapojne Luli e Monika ti heqin patkonjt
PërgjigjuKjo eshte partia e krimit o shqiptare.
Përgjigju