Nga 18 deri më 28 mars , thuajse në të gjithë Shqipërin, do të zhvillohet Edicioni i Pranverës së Frankofonisë, "stine të veçantë kulturore", i organizuar nga Ambasada Franceze, Aleanca Franceze në Tiranë, me mbështetjen e ambasadave frankofone në Shqipëri.
Tirana, Shkodra, Korça, Fieri, Elbasani, Durrësi, Vlora, Përmeti, Gramsh, Mamurrasi, Kopliku, Pogradeci dhe Tropoja etj, do të mirëpresin koncertet, ekspozitat, shfaqje teatrale nga profesionistë apo nxënës shkollash, projeksione videosh, shfaqje filmash, mbrëmje poetike, degustim gatimesh, por edhe shumë aktivitete të tjera, të cilat do të mbahen përgjatë 10 ditëve si pjesë e kalendarit festiv të festivalit.
Në ambientet e Teatrit Kombëtar Eksperimental, "Kujtim Spahivogli", një nga partnerët e këtij aktiviteti, u zhvillua dhe konferenca për shtyp në lidhje me hapjen e kësaj stine. Hubert Le Forestier De Quillien, këshilltari për bashkëpunimin dhe kulturën në Ambasadën Franceze nënvizoi gjatë konferencës se "frankofonia nuk lidhet vetëm me gjuhën, por ajo është një kulturë" duke shtuar se këtë të fundit e tregon dhe programi i larmishëm, i cili është hartuar në bashkëpunim me të gjithë partnerët e këtij edicioni, të gjitha ambasadat frankofone në Shqipëri dhe institucionet kulturore shqiptare.
"Kalendari i aktiviteteve shtrihet në gjithë Shqipërinë, dhe jo vetëm në qytetet ku Pranvera e Frankofonisë është kthyer në një traditë" u shpreh Hubert Le Forestier De Quillien gjatë fjalës së tijë.
"Vetë mësuesit e frëngjishtes në qytete si Tirana, Korça, Elbasani, Fieri, Vlora, janë ofruar me projektet e tyre, për t'ju bashkangjitur këtij kalendari" shtoi Le Forestier De Quillien duke përfunduar se "do të ketë edhe aktivitete edhe në qytete si Mamurrasi, Përmeti, Pogradeci, deri në Tropojë".
/atsh/
/Shqiptarja.com