Pranvera e opozitës

Pranvera e opozitës

Protestuesi i opozitës në pemë

Tani që gjërat duken më të qeta, tani që në shesh, në media e socialmedia shqiptarët i thanë e i bënë të gjitha deri te dhuna verbale ndaj kundërshtarëve e ajo fizike ndaj institucioneve, ndoshta është koha për reflektim?

Një familje harmonike bëhet nga vullneti dhe dëshira e të gjithëve, një ndërmarrje ku punohet mirë bëhet gjithashtu nga vullneti dhe dëshira e të gjithëve, një shoqëri, një shtet, po ashtu. Fjala e madhe Shtet, të cilën përherë e kemi ëndërruar dëshiruar, është përpjekja më serioze e një shoqërie për të harmonizuar të gjitha forcat për të ushtruar detyrat dhe privilegjet e duhura. Por këtu, si vozitës jo të mirë të një makine moderne, gabojmë me frenat dhe ekuilibrin duke dalë shpesh jashtë rruge.

Jemi tani në një gjendje të tillë, kur opozita, përfaqësuese e një pjese të madhe të shqiptarëve e ka lënë këtë drejtim, duke mos dëgjuar as vendet mike të Shqipërisë, as ata shqiptarë që i bëjnë thirrje për rimendim.

Atë që mendjet e ndriçuara të Kombit na e kanë thënë e shkruar në dritën e shekujve, që vetë shqiptarët nuk bëjnë më të mirën për veten dhe për Shqipërinë, duket se po e shohim të shpalosur para syve për të disatën herë në këto vite që po shijojmë të dëshiruarën Liri.

Duke qenë se dorëzimi i mandateve nga opozita është një gjë kaq e rrallë në vendet demokratike, kaq e paparë dhe e jashtë logjike në ato vende që dëshirojmë dhe ëndërrojmë të kemi në krah si zhvillim, qytetari e demokraci, a mjafton vetëm kjo të na bëjë të reflektojmë të gjithë? A është mësimi më i mirë eksperienca e të tjerëve? A është këshilla më e sinqertë ajo e vendeve që në gjithë këto vite na kanë qëndruar në krah në rrugëtimin tonë të vështirë? SHBA-të, Italinë, Gjermaninë, OSBE, BE a i kemi miq? Në ditë të pakthjellëta a kërkojmë këshillën e atyre që ëndërrojmë e vlerësojmë? Tani kjo nuk ka peshë, nuk ka rëndësi?

Nëse një peme i këputet një degë e madhe, nuk është e thënë se pema do të vdesë bashkë me degën e saj që copëtohet. Me gjithë përpjekjet ngjitëse e shëruese të shkencëtarëve, natyra do të rrjedhë në rrugëtimin e caktuar gjithësesi: Pema do të forcohet e në pranverë degë të reja do të zëvendësojnë atë të thatën e prerë. Natyra harron dhe zëvendëson lehtësisht degët e humbura, në këtë këndvështrim opozita ka një shans të mirë: Të përforcohet e të rinovohet për të ardhur në drejtimin e përfaqësuesve të saj e denjë e plot energji.

Nëse opozita në vendimin më të fundit nuk dëgjon miqtë, kush është atëherë këshillëtarja, këshilltarët e saj më të besuar? Nuk duam të mendojmë se janë armiqtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krist: 24/02/2019 21:17

    Paragrafi i katert i shkrimit,qe ben fjale per mendimin e kokave te ndricuara te kombit,eshte nje pasqyre,qe tregoni edhe aresyet,qe ju jeni martuar me nje te huaj,me mendimin,per t'u larguar prej ketij vendi,ku njeriu i bekerka gjithe te keqiat,njeriut te vet,por qe fati i keq,per ju,qe princi juaj i kaltert,nuk jua realizoi.Prndaj edhe aktiviteti ju eshte venitur,pothuajse drejt shuarjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë