'Pranvera me një lule s'vjen', artistët në karantinë, i këndojnë atdheut dhe natyrës

'Pranvera me një lule s'vjen', artistët në karantinë, i këndojnë atdheut dhe natyrës

Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus në Shqipëri nuk e ka ndaluar 'luftën' nëpërmjet artit të artistëve shqiptarë që vijojnë të përçojnë muzikën, por jo vetëm drejt shtëpive të shqiptarëve. 'Koncertet' dhe shfaqjet nga shtëpia kanë bërë që jeta artistike dhe kulturore të vijojë edhe pse institucionet e kulturës kanë mbyllur përkohësisht dyert për vizitorët e shumtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:21
Nga karantina, akrobatja e Cirkut Kombëtar dhuron momentet argëtimi për fëmijët (VIDEO)

Akrobatja e Cirkut të Tiranës Eris Dakli ka dhuruar disa momente argëtimi nga shtëpia e saj për të gjithë fëmijët që i mungon cirku gjatë këtyre ditëve.
Së bashku me familjen e saj, që ka qenë 'mbështetësja' e saj gjatë ditëve kur kolegët e Cirkut mungojnë, Dakli ka ekzekutuar disa numra që të gjithë fëmijët mund t'i bëjnë me familjarët e tyre në shtëpi.

Ora 13:19
Edhe fëmijët pjesë e 'betejës', Anja e vogël përgatit maskë në karantinë (VIDEO)

Edhe fëmijët janë bërë pjesë e luftës kundër koronavirus me krijimtarinë e tyre.
Vogëlushja Anja ka treguar për të gjithë mënyrën e përgatitjes së një maske në kushtet e shtëpisë.

Ora 13:17
'Me fuqinë e kësaj zemre do këndoj', Sidrit Bejleri i këndon atdheut (VIDEO)

Një nga këngët më të njohura për atdheun, "Për ty atdhe", vargjet e të cilave kanë frymëzuar breza të tërë për tu bërë qytetarë më të devollshëm, është risjellë edhe një herë nga artisti Sidrit Bejleri dhe banda e Mario Dedës.
Kjo këngë vjen në kuadër të nismës së shumë artistëve për të sjellë art nga shtepitë e tyre, në kohën kur koronavirus ka pezulluar çdo aktivitet kulturor.
'Për ty atdhe' është kënduar fillimisht nga artisti me zërin brilant Mentor Xhemali.

Ora 13:15
Banda e Mario Dedës dhe Egzona Ademi sjellin 'Shiu i verës' (VIDEO)

Banda e Mario Dedës dhe këngëtarja Egzona Ademi kanë sjellë nga karantina një nga këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë.
Në një 'koncert virtual' ata i dedikojnë të gjithë shqiptarëve në shtëpitë e tyre këtë këngë, si mesazh se dashuria duhet të jetë elementi me të cilin të ndërtohen marrëdhëniet njerëzore jo vetëm në kohën e koronavirus.

Ora 13:14
Karantina rikthen në 'skenë' Luiz Ejllin, këndon 'Pranvera me një lule s' vjen' (VIDEO)

Pranvera nuk vjen me një lule, por ardhja e saj simbolizon një jetë më aktive dhe njerëz që i gëzohen rrezeve të diellit.
Edhe pse fillimi i pranverës 2020 i ka gjetur njerëzit brenda në shtëpi, duke iu gëzuar rritjes së temperaturave vetëm nga ballkoni i shtëpive, muzika nuk ka munguar.
Nga karantina, Luiz Ejlli i rikthehet muzikës duke kënduar këngën "Pranvera me një lule s'vjen", i shoqëruar nga banda e Mario Dedës.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump