Muaji mars që është muaji i parë i stinës së Pranverës, nuk nis njësoj në të gjithë vendin.
 
Disa zona të thella, të cilat karakterizohen nga temperatura të ulëta dhe sasi të mëdha reshjes shiu e dëbore, ende vijojnë që të përjetojnë ditë të ftohta.

puke
 
E tillë ishte sonte edhe Puka, një rajon me shtrirje gjeografike të thyer, ku fjollat e dëborës iu kujtuan banorëve të saj se dimri ende nuk ka ikur.

puke
 
Kjo bëri që temperaturat të bien ndjeshëm dhe banorët të merrnin masa për përballimin e temperaturave të ulëta.

puke
 
Siç tregojnë edhe këto foto të bëra në qendër të Pukës, gjithcka është mbuluar nga dëbora, ndonëse trashësia e saj nuk ka qenë e madhe.

puke
 
Ajo është ndjerë me tepër në zonat më të thella, ku trashësia e e saj ka arritur deri tani në 10 centimetra.

puke
 
Ndërkohë, sot edhe zonat e ulëta janë shoqëruar nga temperature më të ulëta seç ishin një javë më parë e ku reshjet e shiut kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ditës.

puke
 
 
Marsi në mitologjinë greke njihet si Zoti i Luftës. Luftërat në mitologjinë kreke thuhet se zakonisht i kanë udhëhequr zotat. Ata vendosnin për fatin e luftës dhe luftëtarëve. Emërtimin Mars e hasim në dy kuptime: te grekët, që e identifikuan me perëndinë e tyre të luftës – Ares, dhe tek romakët, të cilët në fillim e njihnin si perëndi të vegjetimit të tokës e të maleve, e më vonë si perëndi lufte. Prandaj, edhe fillimi i vitit tek romakët fillonte me muajin mars, me 1 mars, në muajin e ekunikosit (barasnatës) të pranverës, në muajin e ringjalljes së natyrës, që marrë realisht, është shumë më e natyrshme sesa fillimi i viti, sipas kalendarit të krishterë, me 1 janar.
 
puke