Prapa stadiumit 'Arena Kombëtare', kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

Prapa stadiumit 'Arena Kombëtare', kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

Këndi lojrave pas "Arena Kombëtare"

Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth.

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqe, kanë nisur punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagje.

“Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit "Arena Kombëtare".  Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkroi Veliaj.

Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën. 

Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik

Sabotimi i kabullit nënujor nga Rusia, NATO do të shtojë praninë ushtarake në Balltik