Prapaskena në kampin anglez,
Gerrard luajti 120 minuta i lënduar!

Kapiteni i Anglisë Stiven Gerrard luajti në çerekfinalen ndaj Italisë 120 minuta i lënduar. Ylli i Liverpoolit kishte pësuar në stërvitjet e fundit para ndeshjes, tërheqje muskulare e cila herë pas here po i shkaktonte dhimbje.

“I tregova Gerrard se nuk mund të luajë. Tërheqja muskulore që pësoi duhet të trajtohej me pushim, 90 minuta lojë duhej të ishin të mundimshme për të. Vërehej edhe në lojë se ai nuk mund të vraponte, nuk mund të jepte më të mirën nga vetja” deklaroi Climpton, njëri nga mjekët e skuadrës.

Për lëndimin e Gerrard ishte i njoftuar edhe Hodgson i cili edhe kishte patur një bisedë të shkurtë me kapitenin anglez por se Stive i kishte thënë se do të luajë sepse nuk mund ta lë Anglinë në “baltë” në këtë ndeshje vendimtare.

Gerrard jo vetëm që u desh të luante tërë lojën i lënduar, por ai vazhdoi edhe në 30 minutat e shtesave ku herë pas here vëreheshin çalimet e tij, ndërsa u desh edhe ndërhyrja mjekësore për ta mbajtur e freskuar kapitenin. Gerrard ishte lojtari më i mirë anglez në Kampionatin Evropian, dhe një ndër më të mirët në Euro 2012. (rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë