Prapaskenat/ 21 privilegjet e ‘çmendura’ të Presidentit dhe zonjës së parë që u tërhoqën nga PS: shoferë, roje, mjekë, zyra, banesa dhe para deri në fund të jetës nga shteti 

Prapaskenat/ 21 privilegjet e ‘çmendura’ të Presidentit dhe zonjës së parë që u tërhoqën nga PS: shoferë, roje, mjekë, zyra, banesa dhe para deri në fund të jetës nga shteti 

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Deputetët e mazhorancës kanë përgatitur një draft për rregullimin e veprimtarisë së Presidentit, kufijtë e kompetencave dhe bashkëveprimin me institucionet e tjera, nismë e cila është konsideruar si akti puçist nga kreu aktual i shtetit, Ilir Meta. Ky është drafti i dytë i hartuar nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare. Në 28 dhjetor 2016, deputeti socialist Ulsi Manja, depozitoi në Kuvend një projektligj organik për Presidencën. Nisma ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga axhenda e Kuvendit, ndërsa sot rezulton e tërhequr. Ndryshe nga drafti i publikuar nga Shqiptarja.com ditët e fundit, projektligji i vitit 2016 parashikonte një kapitull me 24 nene vetëm për statusin dhe privilegjet e Presidentit, duke përfshirë zonjën e parë dhe fëmijët. 

Në draftin e parë, si siguruar gjithashtu nga Shqiptarja.com, parashikoheshin rreth 21 privilegje jashtë realitetit shqiptare për kreun e shtetit dhe familje e tij. Mes privilegjeve parashikohen mjekë personalë, banesë, zyra dhe staf nga shteti pas mbarimit të mandatit dhe deri në fund të jetës. Makinë zyrtare, shofer dhe pasaporta diplomatike gjatë dhe pas mbarimit të mandatit. Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij. Kompensim financiar për presidentin dhe zonjën e parë në rast sëmundje apo aksidenti etj. Kjo nismë ka qëndruar në sirtarët e Parlamentit që kur kryetar Kuvendi ishte Meta, i cili nuk e ka kritikuar. 

Privilegjet e parashikuara për Presidentin dhe zonjën e parë në projektligjin e tërhequr 

1.    Dy mjekë personalë për t’u kujdesur për shëndetin e Presidentit 
2.    Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një sipërfaqe për banim, pa pagesë.
3.    Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet një zyrë deri në 100 m2 për kryerjen e aktivitetit të tij. 
4.    Presidentit pas mbarimit të mandatit si sigurohet staf mbështetës të përberë nga të paktën dy persona. 
5.    Presidenti pas mbarimit të mandatit ka të drejtë shfrytëzimin e makinës zyrtare dhe shoferit.  
6.    Trajtim financiar në rast sëmundje. 
7.    Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident
8.    Trajtim financiar në rast sëmundje për zonjën e parë 
9.    Përfitim financiar në rast dëmtimi në aksident për zonjën e parë
10.    Në rast vdekje të Presidentit, zonja e parë merr gjithmonë 50 % të pagës së tij.
11.    Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen ambiente zyrtare sipas nevojës për pritje dhe përcjellje zyrtare. 
12.    Në rast vdekje të Presidentit, familjes së tij si sigurohen strehim sipas nevojës, siguri personale dhe e drejta e përdorimit të makinës zyrtare dhe shofer.
13.    Zonjës së Parë i jepet leje për mungese në pune për të kryer funksionet e përcaktuara në protokollin e shtetit. 
14.    Zonjës së Parë i rimbursohen shpenzimet që kanë të bejnë me përfaqësimin brenda vendit dhe gjatë vizitave të huaja. 
15.    Pas mbarimit të mandatit, Presidenti merr pension suplementar. 
16.    Pas mbarimit të mandatit, Presidenti mund të përfitoje shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund të kalojë shumën e pagës së Presidentit në detyrë.
17.    Pas mbarimit të mandatit, Presidentit i sigurohet mbrojtje personale nga Departamenti i Personaliteteve. 
18.    Ne rast vdekje të Presidentit, të cilit i ka mbaruar mandati, ceremonia mortore kryhet me nderime shtetërore dhe shpenzimet e shtetit. 
19.    Presidenti pas mbarimit të mandatit merr pjese në ceremonitë zyrtare duke zëne vend pas Presidentit në detyrë, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe kreut të Kushtetueses. 
20.    Pas mbarimit të mandatit, Presidenti dhe familja e tij mbajnë pasaportat diplomatike. 
21.    Pas mbarimit të mandatit, shteti i siguron Presidentit shpenzimet materiale për nevojat e realizimit te aktiviteteve të tij.

Tërheqja e projektligjit për Presidencën 

 Kapitulli me privilegjet e Presidentit dhe zonjës së parë i tërhequr 

B.K./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyse: 14/11/2020 08:49

    Enveri dobbiamo cercare questi com'è metà duhen me u sparit dà terra una volta per sempre

    Përgjigju
  • ilir meta: 13/11/2020 12:29

    ju lutem,numuroni privelegjet e enverit dhe krahasoini me privilegjet e presidentit.prandaj lereni presidentin ti gezoje,se nuk jane asgje me ato te diktatorit.mos harroni ti ngrini nje permendore per se gjalli saliut.kosova e ka qytetar nderi,ndersa shqiperia as nje permendore.faqe e zeze.duhet jo prej bronxi,por prej ari

    Përgjigju
  • Sefer daja: 13/11/2020 09:52

    Mbreteresha e Anglise kur i lexoi keto dha dorheqjen nga titulli mbreteror dhe kerkoi te behej presidente ne Shqiperi!!!

    Përgjigju
  • K.m: 13/11/2020 08:37

    Mendesia prej pshai vasal e edi rames dhe drejtuesve te ps.sa eshte ne detyre,ti gezoje privilegjet.me pas ...si gjithe te tjeret qytetare,jo pashallare .

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/11/2020 08:25

    Neni 22-pas mbarimit te mandatit presidenti shpallet mbret ,zonja e pare mbretereshe. Neni 23.-femijeve te presidentit pas analizave te adn u jepet titulli princ dhe page e perhereshme qe nuk duhet te kaloje dyfishin e pages se presidentit ne funksion.

    Përgjigju
  • Iris: 13/11/2020 04:24

    Te vetmet pika qe jane O.K.te pranueshme e te zbatueshme jane:1,6,7,8,9,10,11,12(perkohesisht),13,14,15,16,17(perkohesisht),18,19.

    Përgjigju
  • Lush berbali: 12/11/2020 21:44

    Kaq pak ?????? Per nje president !!!!! Meriton me shume.Per punen e rende qe ben,per zonjen e pare qe hedh molotov,per femijet ne Angli une them si i duhen me shume. Siperfaqe banimi,zyra ,banjo sidomos i duhen me shume. Te dhjesin lirshem mbi mundin e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/11/2020 21:03

    Jo vetëm qmenduri por kjo duket më shumë mbretëri në këtë varfëri , mjerim

    Përgjigju
  • meri: 12/11/2020 19:19

    TURP.....,populli me i varfer ne ballkan,qe nuk arrin te ushqehet e kurohet,duhet te paguaje per privilegje te çmendura te presidenteve.C'do pese vjet kemi nji president te ri,popullit i'u duhet te paguajne gjithe jeten per te mbajtur presidentet.Kemi ligjvenes anormal....,tallen me fukarenjet:

    Përgjigju
  • Lleshi: 12/11/2020 19:00

    Kjo eshte nje cmenduri per privilegjet ee President , kesaj i thone qe popullin tee paguaj tere jeten mee taksat keto privilegje te presidentit apo W kryeministrave kjo eshte ee tmershme po leni nje popull fukara duhen oare tee gjitha se sa presidenta do ndrohen ne shqiperi apo kryeministra duheshkan trajtuar mire se na kane krijuar nje mireqenie tee “mire” ja turp Po ja pini gjakun ketij populli f.ck of

    Përgjigju
    • Like: 13/11/2020 03:24

      Populli e kerkoj vete kete situate keshtu qe ti duroj deri ne fund, mire ja bejne keti populli me keto privilegje qe kane dhe qe kerkojne deri dhe pas vdekjes. E dime se cfare lemë por nuk dime se cfare na pret. Dhe kete po e shikojme ka 30 vjet. Shkoni votoni perseri per keto jashteqitje te kombit dhe vazhdoni ti ngrini dy gishtat perpjet si ne kohet e para. Sa me shume ngrini dy gishtat me shume pasurohen injorantet qe u kane pushtuar.U qame nga shiu po ram ne bresher.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot