Prapaskenat, Dash Shehi: Bashës 
i kërkova kthimin në Kuvend

Prapaskenat, Dash Shehi: Bashës <br />i kërkova kthimin në Kuvend
Kreu i LZHK-­së, Dashamir Shehi, deklaron se opozita duhet ta votojë Vettingun në Kuvend, në mënyrë që t’i heqë maxhorancës alibinë e akuzave të saj në drejtim të demokratëve.

Shehi flet edhe për kërkesat e opozitës për krijimin e qeverisë teknike.

Sipas tij, duhen bërë ndryshime në Kushtetutë, në mënyrë që qeveria teknike të formohet çdo katër vjet përpara zgjedhjeve.

Kreu i LZHK-­së thotë se beson se një qeveri aventuriere si kjo e Ramës mund të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën, por, sipas tij, nëse kjo do të ndodhte, vendi do të hynte në një krizë të thellë.

"Unë personalisht do ta kisha votuar vetingun. Nuk më shqetëson fare. E quaj një çështje të dorës së dytë përpara çështjeve zgjedhore. Por për shkak se PD ka pasur kontestime të mëdha me mënyrën se si kërkohej të aprovohej vetingu, kemi gjykuar që të qëndrojmë të gjithë solidarë. Jemi që vetingu të bëhet, por të realizohet në ditën që do të kemi garanci për zgjedhjet.

Ne një konsensus madhor për Reformën në Drejtësi e kemi dhënë në korrikun e kaluar. Tashmë PS e ka bërë vetingun kalin e betejës për të justifikuar gjithë atë dhunë që fillon që nga administrata publike dhe në gjithë shoqërinë shqiptare, duke i kthyer në të pavlefshme proceset zgjedhore. Prandaj unë i kam kërkuar Bashës që ta mbyllim këtë punën e vetingut.

Ne nuk na  tremb ai proces, kur ai të realizohet, të parët që do të shkojnë përpara drejtësisë do të jenë këta që qeverisin sot. Ata në gjykimin tim kanë zbuluar një armik të brendshëm, që është drejtësia, dhe për mbi çdo gjë që nuk shkojnë siç duhet për ta, fajësojnë drejtësinë
", ka thënë Shehi për "Panorama".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit