Prapaskenat e dështimit të paktit dhe ndërhyrja e SHBA-së! Kume për Report Tv: PD-ja s'hoqi dorë nga teknologjia në zgjedhje

TIRANE-Ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume, aktualisht në rolin e ekspertit në tryezën e reformës zgjedhore në një prononcim për Report Tv tregoi prapaskenat e debateve gjatë mbledhjes së djeshme ku palët nuk arritën që të dalin me një produkt final. Kume u shpreh se Partia Demokratike përmes përfaqësuesit të saj në tryezë, Oerd Bylykbashit këmbënguli dhe nuk hoqi dorë nga identifikimi biometrik, ndërrsa shumica kërkesën e saj e kishte për votën e emigrantëve. Për Kumen, reforma duhet të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve.

"Dita e djeshme ishte punë që u realizua mes përfaqësuesit të ambasadës dhe anëtarëve të këshillit politik. Ishte ky i cili kërkoi të bisedojë me anëtarët për të gjetur kompromisin, për problemet me c'duket janë të vështira. Se cfarë është diskutuar apo kërkuar, njëra apo tjetra, nuk e dimë se nuk kemi qenë prezent në këto bisedime. Vlerësoj se e gjitha kjo është pjesë e përpjekjeve tona dhe jo vetëm edhe presionit të ndërkombëtarëve për atë që është marrë përsipër dhe duhet të realizojë këshilli, reagimi i gjithçkaje që duhet të rregullohet për realizimin e rekomandimeve, kërkesën e opozitës për teknologjinë dhe shumicës për emigrantët.

Diskutimi i cili çoi edhe në ndërprerjen e mbledhjes kishte të bënte me kërkesën këmbëngulëse të opozitës për të shtrirë në të gjithë vendin mundësinë e kontrollit biometrik, që nuk u pranua nga shumica, që këmbëngulte për ta zbatuar në nivel pilot, ose ti drejtohemi ODHIR -it. Opozita nuk e pranonte, se dihet se cili është pozicioni i ODHIR-it. Këmbënguli dhe e lidhi me gjithcka tjetër që mund të bëhet në kuadër të rregullimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas opozitës është e pamundur, që pa këtë teknologji të kalojmë në një administratë jo politike. Sipas vlerësimit të tyre, i lënë hapësirë atyre që mbushin kutitë. Opozita jashtë parlamentare e lidh e kushtëzon cdo gjë me arritjen e standardeve për zgjedhjet me përdorimin e teknologjisë, identifikimin biometrik. Puna e këshillit nuk ka përfunduar, do të përfundojë kur palët të bien dakord. Nuk e vendos në dyshim, sepse cilat ishin rrugët që u ndoqën për ta formuar.

Palët do të arrijnë në një zgjidhje, e cila nuk është se do të arrijë të zgjidhë të gjitha problemat e proceseve zgjedhore, por do të rregullojë një pjesë të mirë të zgjedhjeve. Pjesë e diskutimit janë edhe të tjera cështje, mes tyre, trajtimi i problemit të sistemit. Palët duhet të bëjnë cfarë është e mundur që ajo që të dalë nga tryeza të ketë dakordinë e tyre.

Nëse do të bëjmë ndryshime në Kod dhe kjo vetëm me vullnetin dhe votat e shumicës dhe pjesën së mbetur të opozitës në Kuvend, problemi nuk është zgjidhur. Një reformë, nëse nuk do të jetë në dakordësinë e palëve, për mendim tim nuk ka për të shkuar atje ku duhet. E përjashtoj mundësinë e përdorimit të kartonëve në sallën e Kuvendit për ndryshimit, e dëshiroj që të bëhet gjithcka me dakordësinë e palëve" tha Kume.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja