Gazetari Mero Baze ka zbuluar arsyen e vërtetë të vendimit të PD për të skualifikuar Ilir Rusmalin nga gara për kreun e KQZ.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baze shprehet se mes ish zëvendeskryeministrit të PD që nuk firmosi kontratën e Gërdecit, dhe Ilirian Celibashit ish ministër i Ramës dhe kryetar KQZ i PS, por që ka mbrojtur si avokat në gjyq të akuzuarit për Gërdecin, PD zgjodhi Celibashin.

Sipas gazetarit Baze, “Gërdeci” është “vijë e kuqe” për këdo që e shkel. Këtu Berisha katreguar nuk fal askënd!

Mes Ilir Rusmalit, ish zevendeskryeminister i PD qe nuk firmosi kontraten e Gerdecit, pasi ja kerkoi i biri i Berishes, dhe Ilirian Celibashit ish minister i Rames dhe kryetar KQZ i PS, por qe ka mbrojtur si avokat ne gjyq te akuzuarit per Gerdecin, PD zgjodhi Celibashin.

Kjo tregon shume se cili eshte motivi qe ajo parti qendron ne kembe.

‘Gerdeci’ eshte ‘vije e kuqe’ per kedo qe e shkel”, shkruan Baze.