Të tjera detaje dalin nga përleshja e Aurelien Tchouameni me Federico Valverden te Real Madridi. Ylli uruguain u dërgua në spital pas përplasjes me Tchouamenin dhe si pasojë do të mungojë kundër Barcelonës në “El Clasico”.

Siç raporton “El Chiringuito”, e shpërndarë edhe nga gazetari Fabrizio Romano, Valverdes i është kërkuar një javë pushim nga doktorët pasi u gjend në tokë i gjakosur në dhomën e zhveshjes. Ai humbi edhe kujtesën për disa çaste.

“Pasi Fede ra në tokë dhe goditi kokën, ai ka humbur kujtesën për disa gjëra. Doktorët i kanë thënë që të pushojë së paku një javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë. Lojtarët e gjetën Fede Valverden në tokë, duke qenë i gjakosur. Ai e goditi ballin në tavolinë”, bën me dije media spanjolle.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 5 Maj, 08:35

    Gjykata e Lartë frenon Prokuroritë dhe Gjykatat për arrestin me burg, si e vlerësoni?