Shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe nuk përmbush as kriteret përjashtuese për kualifikimin.

Plarent Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP.

Sipas tij, nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

"Në vend që të kërkojë shqyrtimin në themel të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës juridike mbi vlefshmërinë e dekretit presidencial, përfaqësuesja e KLP-së është paraqitur në gjykim me të njëjtën strategji procedurale si vetë subjekti që është objekt i kontrollit, përmes goditjes së legjitimimit të paditësve. KLP po përpiqet të pengojë vetë shqyrtimin në themel të saj. Pra organi kushtetues që duhet të garantojë ligjshmërinë dhe integritetin e sistemit prokurorial behet pjesë e një mekanizmi institucional mbrojtës që synon mbylljen procedurale të një problemi me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës", tha Ndreca. 

Debatet e zbardhura në Gjykatën Administrative, dëshmojnë se presidenti i kohës, Bamir Topi, i cili ka firmosur dekretin për Dadon, ka pasur vetëm një propozim nga Prokurori i Përgjithshëm dhe shkresën përcjellëse.

Avokati garantoi edhe një herë se do të kërkojë transparencë të plotë në gjykatë dhe transmetim të drejtpërdrejtë të seancave pasi sipas argumenteve, Erion Veliaj nuk është në shërbim të kryeqytetit, edhe pse kryebashkiak, për shkak të një vendimi të marrë nga një autoritetet që nuk ekziston dhe kjo ka dëmtuar interesin e qindra mijëra qytetarëve të Tiranës.

Avokati i Dados i ka kërkuar gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erjon Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin.

Kryebashkiaku Veliaj u ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve që të shkojnë në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe t’u kërkojnë togave të zeza, transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit.

Lajm në përditësim