Prapaskenat/ Ina Rama votoi kundër shkarkimit të gjyqtarit që i rrëzoi dosjen për vrasjet e 21 Janarit

Prapaskenat/ Ina Rama votoi kundër shkarkimit të gjyqtarit që i rrëzoi dosjen për vrasjet e 21 Janarit

Ervin Metalla

Në 30 tetor 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të shkarkonte përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Ervin Metalla, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të korrikut 2018. Metalla cilësohet ndryshe edhe si ‘gjyqtari i 21 Janarit’, pasi ka qenë e trupës gjyqësore në Apel, e cila vrasjet e kryera nga ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo në 21 Janar 2011, i ka konsideruar "vrasje nga pakujdesia". Në vendimin e shkarkimit të zbardhur nga Shqiptarja.com, bien në sy fakti se gjyqtarja Ina Rama, e cila ka qenë kryeprokurore në 21 Janar 2011, tepër aktive në hetimin e ngjarjeve dhe për pasojë në shënjestrën e sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe aleatit të tij në qeveri anë atë kohë, Ilir Meta, ka votuar kundër shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ervin Metalla. Ina Rama, së bashku me Albana Shtyllën, ndryshe nga shumica e trupës gjykuese (Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj), kanë votuar që Evrin Metalla të mos shkarkohej nga Kolegji, por të rikthehen në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për t’ju nënshtruar Vetingut edhe për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe profesionalizimit. 

Një vit pas vrasjeve në bulevard, Ina Rama, në 23 janar 2012, në atë kohë kryeprokurore, publikoi rezultatet e hetimeve, duke akuzuar ish-komandantin e Garës Ndrea Prendi, për vrasjen e Faik Myrtajt, shoferin e tij Margarit Kume, për fshehje të provave të krimit si dhe specialistin e IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasaj për prishje të provave dhe manipulim të serverit me pamje filmike të Kryeministrisë. Akuza ndaj Armando Kasaj implikonte rëndë Sali Berishën, kryeministër në atë kohë, i cili kishte ndryshuar disa alibi, për të justifikuar zhdukjen e pamjeve filmike nga serveri i Kryeministrisë. Për një hetim sa më të paanshëm dhe profesional, Ina Rama kërkoi edhe ndihmën e amerikanëve. Ndërkaq, në shtator 2013, treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, hodhën poshtë dosjen e kryeprokurores Ina Rama dhe të bashkëpunëtorëve të saj, duke i konsideruar vrasjet si ‘vrasje nga pakujdesia’. Ndërkohë shoferi i ish-komandantit të Gardës Margarit Kume u shpallu i pafajshëm. Edhe specialisti i IT-së në kryeministri, Armando Kasaj, u shpall i pafajshëm, madje ai pati deklaruar se do të kërlonte dëmshpërblim. 

Po pse Ina Rama dhe Albana Shtylla kërkuan rikthimin e Metallës në Veting? Sipas tyre, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, nuk kishte shkaqe të mjaftueshme për ta shkarkuar Metallën nga detyra. KPK-ja e ka verifikuar Metallën vetëm për pasurinë. “Në vlerësimin tonë, ankimi i subjektit të rivlerësimit dhe shkaqet e parashtruara prej tij, në tërësinë e tyre qëndrojnë dhe e bëjnë të cenueshëm vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij, pasi në thelb arsyet e përdorura nga Komisioni dhe të konfirmuara edhe nga qëndrimi i mbajtur nga shumica e trupit gjykues të Kolegjit, nuk përbëjnë shkaqe apo shkelje të konsideruara nga ligji, të cilat mund të passjellin vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra për subjektin e rivlerësimit....veprimet juridike të kryera nga subjekti i rivlerësimit në funksion të përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese për të financuar blerjen e të vetmes banesë që subjekti rezulton të ketë në pronësi të tij nga hetimi administrativ, nuk përbëjnë një aktivitet i cili duhet të konsiderohet se ka afektuar me paligjshmëri burimin e krijimit të pasurisë shtëpi banimi...”, kanë arsyetuar Ina Rama dhe Albana Shtylla. 

Dy gjyqtaret janë shprehur kundër konkluzionit të shumicës, e cila ka konstatuar sjellje jo etike të ish-gjyqtarit Ervin Metalla, me argumentin se ka përfituar një kredi me kushtet lehtësuese si i pastrehë në kundërshtim me ligjin. Ina Rama dhe Albana Shtylla kanë konkluduar se ish-gjyqtarit duhej t’i bëhej Vetingu në shkallën e parë për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe profesionalizimit. “Në kushtet e pamundësisë për t’u shprehur me një vendim që zgjidh çështjen përfundimisht për shkak të mungesës së hetimit e vlerësimit të kritereve të tjera të rivlerësimit nga Komisioni, i cili kryen procesin e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, pakica çmon se gjen vend aplikimi i nenit 66, pika 1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, sipas të cilit vendimi nr. 45, datë 23.07.2018, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për të vazhduar procesin e rivlerësimit Komisionit për dy kriteret e tjera”, kanë arsyetuar Ina Rama dhe Albana Shtylla. Megjithatë, shumica e trupës gjykuese, kanë votuar për shkarkimin e Ervin Metallës, i cili për 15 vjet nuk mund të bëhet pjesë e drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 30/01/2020 21:12

    Njerez te korruptuar te gjithe.Nderhyrje,njohje,pagesa,miqesira,me bej kete nder te te bej ate nder,pune shqiptaresh.Prandaj nuk ben kurre shtet ky vend sado qe ta mbikqyrin te huajt.

    Përgjigju
  • albi: 30/01/2020 18:08

    kjo gje tregon edhe nje here integritetin e larte te Ina Rames. Ajo qe Ina Rama po thote, eshte qe subjekti eshte vleresuar vetem per pasurine, jo per ecurine e punes dhe kontaktet eventuale te papershtatshme. Me kriterin e pasurise, Ina Rama thote qe nuk jane provuar shkelje. Fakti qe ajo u bazua teresisht ne ligj dhe ne provat ne dispozicion, dhe nuk perdori "inate te vjetra" per t'u hakmarre, vetem flet per seriozitetin dhe integritetin e kesaj figure dhe e nderon ate! Nqse do ishin marre ne vleresim edhe kriteret e tjera, ajo do kishte nxjerre rezervat e veta. Duhet te kuptoni qe nqse dikush te pyet, a i ka te ligjshme parate, juridikisht nuk mund te pergjigjesh "ai ka mbyllur 21 janarin". Nje pergjigje e tille e hedh poshte gjithe thelbin e vettingut dhe minon besueshmerine e tij! Njerezit qe komentojne qe pse nuk ja nxorri inatin, jane pikerisht njerezit qe nuk kuptojne thelbin e vettingut, dhe prandaj e shajne, ne vend qe ta lavderojne.

    Përgjigju
  • redi: 30/01/2020 17:20

    A duhet te jene ne krye te vetingut jurust qe njollosin punen e tyre ? Keshtu fillon e humb besimi . Ska shoke and shoqe por kritere te percaktuata qarte ne kushtetute

    Përgjigju
  • Yes: 30/01/2020 15:52

    O shtet i degjeneruar

    Përgjigju
  • lavirja blv: 30/01/2020 15:19

    lavirja e bulevardit pra ... s ka fjale per ket grua ordinere !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë