Prapaskenat nga koncerti për 
jubilarin e Pavarësisë

Prapaskenat nga koncerti për  <br />jubilarin e Pavarësisë
TIRANE - Koncerti i mbajtur në Pallatin e Kongreseve ka mbledhur figura të njohura të muzikës dhe artit.

Në këto foto shohim disa nga prapaskenat e këtij koncerti i zhvilluar në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë.

Fotot janë realizuar nga baritoni i njohur Gëzim Myshketa. Ethem Ramadani, Zhani Ciko apo dhe Bjordi i Big Brother dhe balerini italian Simone janë fotografuar pas koncertit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve.




(Në foto Bjord Mezini ish-konkurrent i Big Brother dhe baritoni Gëzim Myshketa)


Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm personalitete të politikës shqiptare, por edhe shumë personalitete nga Kosova.

Skenografia kuq e zi e ideuar nga Gaettano Castelli, kishte në qëndër flamurin kombëtar që valvitej.

Ndërkohë prezantimi i tij iu besua sopranos me famë botërore Inva Mula.



(Në foto biznesmeni i njohur Ethem Ramadani, bashkëshorti i sopranos Inva Mula dhe baritoni Gëzim Myshketa, pas koncertit)


(Në foto tenori i njohur Saimir Pirgu dhe baritoni Gëzim Myshketa)

E para në skenë u ngjit sopranoja  Mula e më pas baritoni shqiptar, Gëzim Myshketa, që sot interpreton në skenat më në zë operistike.

 Ai interpretoi “Për ty atdhe” të Pjetër Gacit. Orkestra me 100 instrumentisë dhe 100 korristët interpretuan më pas këngë të njohura patriotike.

(xh.k/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor