Prapaskenat, si i shpëtoi shkarkimit Xhezair Zaganjori me 8 pasaktësi në deklarim

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka lëkundur për herë të parë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin bazë të Vetingut. Deklarata e pasurisë së Zaganjorit për llogari të Vetingut nuk përputhej në disa pika me deklaratat vjetore të pasurisë, të dorëzuara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Këto pasaktësi dhe mospërputhje kanë përfshirë në një dilemë të madhe trupën gjykuese të përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Trupa gjykuese ka qenë në dilemë nëse duhet ta shkarkonte apo konfirmonte në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë. Dilema reflektohet në vendimin për Zaganjorin. “Për Komisionin, mbetet të konkludohet nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit fakti që subjekti i deklarimit të pasurisë në disa deklarata periodike nuk ka deklaruar disa shpenzime dhe të ardhura, - që ka qenë i detyruar sipas ligjit për t’i përfshirë në deklaratën e pasurisë, - nëse përbën shkelje, - a ka në këtë rast fshehje apo mosdeklarim të pasurive sipas nenit D të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, kur rezulton se subjekti i rivlerësimit i ka deklaruar me përpikëri të gjitha këto të ardhura dhe shpenzime në deklaratën e pasurisë të dorëzuar për qëllimet e procesit të rivlerësimit kalimtar?”, thuhet në vendim.

Më në fund, trupa gjykuese ka konkluduar se Zaganjori nuk ka deklaruar me saktësi pasurinë, por kjo nuk përbën shkak për ta shkarkuar nga detyra. “Në përfundim të hetimit administrativ, pasi shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të administruar, deklarimeve dhe shpjegimeve të subjektit, rezulton se subjekti ka pasaktësi dhe mospërputhje të deklarimeve të mëparshme me Deklaratën-Vetting. Në lidhje me këtë, Komisioni arsyeton se pika 2 e nenit D të Aneksit të Kushtetutës ka përcaktuar detyrimin e subjektit të dorëzojë/plotësojë një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë. Sipas Kushtetutës, dokumenti ligjor, prej ku fillon të evidentohen përgjegjësitë e subjektit për shkelje disiplinore, është pikërisht kjo deklaratë dhe të dhënat që ajo përmban. Kushtetuta e ka lidhur drejtpërdrejt përgjegjësinë e subjektit të rivlerësimit me Deklaratën e re të Pasurisë, dhe jo me deklarimet e mëparshme të tij. Këto deklarime mund të shërbejnë si provë për Komisionin në proces, por nuk mund të jenë shkak për shkarkimin e subjektit”, thuhet në vendim.

Arsyetimi i pazakontë
Komisioni ka arsyetuar se Xhezair Zaganjori, ato pasuri që nuk i ka deklaruar më parë në ILDKPKI, por që i ka deklaruar në fund për llogari të Vetingut, i justifikon, ndaj nuk duhet të shkarkohet. “Më tej, Komisioni arsyeton se pasaktësitë në deklarimet e viteve të kaluara nuk lidhen me deklarimin e pamjaftueshëm në kuptim të nenit 61/3 të ligjit nr. 84/2016. Nxjerrja e konkluzionit për “deklarim të pamjaftueshëm”, në lidhje me pasurinë, bëhet mbi bazën e shkakut kushtetues, kur vërtetohet se subjekti, sipas Deklaratës-Vetting, nuk arrin të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurisë, apo kur tenton të kryejë fshehje apo deklarim të rremë të pasurisë.

Duke arsyetuar mbi bazën e parimit të proporcionalitetit, duke vënë në balancë vlerën e këtyre pasaktësive, në raport me provat e tjera të administruara nga Komisioni, nëpërmjet hetimit të tij, Komisioni konstaton se subjekti ka arritur të argumentojë burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave të veta, si detyrimi kryesor kushtetues i tij. Në këtë vlerësim, Komisioni mban parasysh edhe periudhën e rivlerësimit të këtij subjekti. Në përfundim, Komisioni vlerëson se subjekti Xhezair Zaganjori ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”, thuhet në vendim.

Mospërputhjet në pasurinë e Xhezair Zaganjorit
Subjekti ka deklaruar apartament banimi, sip. 293 m², me vlerë 5.800.000 lekë. Nga hetimi i KPK rezulton se vlera e blerjes rezulton 500.000 lekë. Rezulton se subjekti i rivlerësimit ka tri deklarata të ndryshme dhe rezulton një kontratë, e cila nuk korrespondon me deklarimet për pasurinë e blerë, si për vlerat përkatëse, edhe për sipërfaqen. Këto deklarime të ndryshme, si për vlerën, edhe sipërfaqen, nuk justifikohen, për më tepër kur subjekti i rivlerësimit ishte pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë e mësipërme që në vitin 2001 dhe deklarimin e parë e ka bërë në vitin 2003.

Subjekti ka deklaruar dyqan me sipërfaqe 70 m², me vlerë 1.8 milion lekë. Nga hetimi i KPK rezulton se deklarimi bie në kundërshtim me deklarimin e parë të bërë për vitin 2003 dhe kontratën përkatëse të shitblerjes (kontrata e vitit 2001) për këtë pasuri. Sipas Deklaratës-Vetting, vlera e dyqanit e deklaruar është 1.8 milion lekë, kurse sipas deklarimit për herë të parë është deklaruar bibliotekë me vlerë 1.4 milion lekë dhe kontrata e shitblerjes pranë noterit është në vlerën 500.000 lekë.

Subjekti ka deklaruar bodrum me sip. 65 m², me vlerë 500.000 lekë. Nga hetimi i KPK rezulton se sipas deklarimit për herë të parë është deklaruar bodrum + zyrë me vlerë 1.5 milion lekë, me sipërfaqe 90 m², dhe kontrata e shitblerjes është në vlerën 500.000 lekë.

Subjekti ka deklaruar zyrë me sip. 15 m², në bashkëpronësi, vlera: 400.000 lekë. Nga hetimi i KPK rezulton me vlerë prej 500.000 lekësh.

Subjekti ka deklaruar, apartament me sip. 81 m², me çmim 32.000 USD.

Subjekti ka deklaruar pagesë e kryer në dhjetor të vitit 2008 ndaj shoqërisë.., 35.000 USD + 1.200.000 lekë. Gjatë hetimit administrativ, ka rezultuar se apartamenti nuk është ndërtuar përfundimisht, si rrjedhojë nuk është i regjistruar në ZVRPP.

Subjekti ka deklaruar shpenzimet për pagesën e shkollimit universitar dhe atij pasuniversitar për djalin R. Z., për periudhën 2008 - 2013. Në vitin 2010, 12.500 paund. Në vitin 2011, 13.200 paund. Në vitin 2012, 17.500 paund. Në vitin 2013, 7.500 paund. Nga hetimi i KPK rezulton se këto deklarime të bëra ndër vite nga subjekti nuk përkojnë me deklarimet e subjektit pas pyetjeve të bëra. Vetëm për vitet 2010 - 2011 ka një diferencë mosdeklarimi të shpenzimeve të kryera në vlerën prej 12.251 paundësh (me kursin e këmbimit të kohës rreth 2.000.000 lekë).

Komision konstatoi se ka mospërputhje ndërmjet deklaratave të pasurisë periodike të viteve 2009, 2010 dhe 2011, me deklaratën e pasurisë së dorëzuar nga subjekti për efekt të procesit të rivlerësimit. Ajo që konstatohet është se disa shpenzime, që kalojnë edhe shumën 500.000 lekë, edhe 300.000 lekë, si kufij ligjorë të detyrimit të subjekteve për të deklaruar shpenzimet, nga subjekti i rivlerësimit nuk janë përfshirë në deklaratat respektive periodike të pasurisë së dorëzuar në ILDKPKI.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • altin tani: 29/09/2018 10:56

    jeni ne terezi ju apo jo?ky esht koka e te korruptuarit e qe ka mare vendime ne favor te krimit e ju thoni qe duhet te vazhdoje te jete ne pune dmth te shesi drejtesine si ti doje qefi.hiqeni nga puna dhe filloni gjykim oer gjith pa drejtesite qe ka dhene

    Përgjigju
  • Hori: 29/09/2018 10:50

    Ishalla ky arsyetim i kolegeve behet jurisprudence dhe te gjithe te korruptuarit te bejne ankimim per pastrim te figures dhe te rigjejne dinjitetin e humbur. Keshtu qe edhe ai gjykatesi qe s'kaloi se leket ja dha "kunati" te kete te drejte tani te beje edhe ai kontrata ligjore me vetveten si Zaganjori, dhe te beje nga 3-4 deklarime te rreme ne ligjshmeri te plote per te njejtin subjekt si ky Zoteria. Rrofshin 420-shët, rrofte vetingu, rrofshin koleget dhe rrofte Maliqi !

    Përgjigju
  • laci: 29/09/2018 09:54

    super i korruptuar te shkarkohet menjehere edhe ata te komisionit qe e konfirmun

    Përgjigju
  • TITI: 29/09/2018 09:30

    KY ESHTE KAPUA I KORRUPSIONIT I LIDHUR DHE ME KRIMINEL KA LIRUAR NGA BUGU NJERZ QE KAN VRAR KY E KA VENDIN NE BURG JO NE DREJTESI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja