Pr/buxheti 2025, Zv/ministrja Manjani: Po diskutojmë përshpejtimin e rritjes së moshës së pensioneve

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani deklaroi se po diskutohet mundësia e përshpejtimit të zbatimit të rritjes së moshës së pensionit, por jo përtej moshës 67 vjeç. Sipas reformës së vitit 2014 është parashikuar që në vitin 2056 të ketë barazim të moshës së daljes në pension për burrat e gratë, që do të jetë 67 vjeç.

E thirrur në seancën dëgjimore ku diskutohet pr/buxheti I vitit 2025 në komisionin e Ekonomisë, Manjani tha se BB kishte propozuar rritjen e moshës së pensioneve por kjo është kundërshtuar.

“Një ndër propozimet e BB-së ka të bëjë me propozimin për rritjen e moshës së pensionit, por e kemi kundërshtuar. Pasi rritja e pensionit është marrë parasysh në reformën e vitit 2014. Ku aktualisht ka nisur rritja e moshës së pensionit për gratë. Do të fillojë rritja e moshës së pensionit për burrat në vitin 2032 dhe në vitin 2056 është parashikuar që të ketë barazim të moshës së daljes në pension për burrat e gratë, që do të jetë 67 vjeç. Mund të diskutojmë një përshpejtim të zbatimit të rritjes së moshës së pensionit por jo një rritje në vetvete përtej moshës 67 vjeç” tha Manjani.

Ndërkohë në fund të vitit pensionistëve u është parashikuar ndarja e bonusit. Konkretisht 150 mijë lekë të vjetra (150 euro) për të gjitha pensionet nën 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë pensione mbi kufirin 200 mijë lekë

Manjani tha se në 2023 është ulur ndjeshëm deficit I skemës së pensioneve në krahasim me 10 vite më parë.

“Llogaritja e deficit të skemës. Nga 1.93% e PBB në 2013 është ulur 0.85 % e PBB në vitin 2023, e përkthyer në vlerë monetare: Nga 27 miliardë lekë në 18 miliardë lekë, duke rritur qëndrueshmërinë financiare të skemës dhe garancinë për pagimin e pensioneve në të ardhmen afatgjatë. Defiçiti i skemës së pensioneve ka sjellë që të jetë më i ulëti në histori

Lajmi ne perditesim...

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi