Preç Zogaj: Artisti i mirë, s’tjetërsohet kurrë nga politika!

Preç Zogajt, shkrimtar edhe poet, i cili në vargjet e tij poetike dashuria zë peshë kryesore, ishte i ftuar për të rrëfyer konceptin që ka mbi “Dashurinë dhe gjëmën” në Festivalin e Letërsisë “Kryqat dhe minaret e ngurta”. Një rrëfim nën moderimin e gazetares Fatmira Nikolli, Zogaj tregon se dashuria e poezisë nuk është vetëm e gëzueshme.

“Pyesin shpesh, çfarë është dashuria? Lasgushi thoshte që është “gjëmë e argjendtë”, Poezia e dashurisë e tillë është kurdoherë, jo vetëm e gëzueshme, por të gjitha mënyrat”, rrëfen Zogaj.
Ndonëse për lexuesit dhe vet autorët, para viteve ’90 letërsia ishte një mënyrë për t’u larguar nga realiteti, Zogaj mes autorëve që e kanë ndikuar në këtë drejtim veçon Fatos Arapin edhe Ismail Kadarenë

“Kanë fol shpesh për Fatos Arapin, që ka poezi konformiste, por ka dhe poezi lirike shumë të bukura, të cilat pasurojnë dhe bëjnë nder gjuhës sonë. Unë atë e kam quajtur Arapin profet. Librat e Kadaresë na kanë prezantuar një Shqipëri plot dritë, që ishte Shqipëria para Osmane. Një Shqipëri, që nuk e dinim që ekzistonte, apo poezitë lirike që janë shumë të bukura”.

Ndërsa, i pyetur nëse pas viteve ’90, artistët në politikë e kanë përmirësuar atë apo politika i ka tjetërsuar ata. Zogaj ndalet tek detyra e artistit për t’u distancuar, pa u bërë pjesë e vulgaritetit  

“Të dyja rastet ndodhin! Ka shembuj që shkrimtarët iluminojnë politikën, filozofët gjithashtu. Shumica e filozofove kanë qenë politikanë të mirëfilltë, por ka edhe raste të tjera, që politika i tjetërson. Në rastet kur politika i tjetërson shkrimtarët apo artistët, për mendimin tim, thjesht politika vërteton se nuk kanë qenë artistë edhe shkrimtarë të mirë. Artisti edhe shkrimtari i mirë kurrë nuk tjetërsohet nga politika, sepse është më shumë se politika. Është më shumë se politikanët. Është mbi ta. Shkrimtari ose politikani i mirë mund të mos dojë që të përzihet me vulgaritetin, që manifestohet në politikë apo edhe me injorancën, por që të thuash që t’u ndërvaret atyre nuk ndodh. Pasi atëherë nuk është më shkrimtar i mirë. Shkrimtari i mirë e ka për detyrë rebelimin aty ku sheh se duhet rebelim, edhe e ka për detyrë distancimin, aty ku shihet se duhet distancim”.

Festivali i Letërsisë do të vazhdojë gjatë gjithë muajt tetor.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë