Preç Zogaj e Mujo Buçpapaj rrëfejnë ‘8 dhjetorin’: Ishte një ditë zgjimi për demokracinë! Në 30 vite humbëm kohë në shumë stacione (VIDEO)

Në memorie i ruajnë të freskëta kujtimet e 8 dhjetorit të vitit 1990, ku një kryengritje, fillimisht për kërkesa të thjeshta studentore do të kthehej  në një prej ngjarjeve më frymëzuese të historisë së vendin tonë. Preç Zogaj dhe Mujo Buçpapaj, dy prej intelektualëve që iu bashkuan studentëve të asokohe, rendisin momentet që në memorien e tyre ende kumbojnë si para 30 vitesh.

“Themelet e Shqipërisë Demokratike, e demokracisë Evropiane, për Shqipërinë si ë gjithë Europa u plazmua ato ditë. Kishte një prarim, një ndriçim në sytë e mijëra studentëve,  ishte një zgjim i madh. Të gjithe e perceptonin si një gjë të madhe, si një gjë e re që po vinte.”, thotë Zogaj.

“Ishte lëvizja më e pastër dhe më idealiste në historinë e re të shqipërisë, e studentëve pa interesa politike dhe personale. Maj mend fjalinë e famshme të Azem Hajdarit: Unë jam studenti Azem Hajdari dhe nuk do ju tradhëtoj kurrë”, kujton Mujo Buçpapaj. 

Me buzëqeshje kujtojnë sakrificat për të bërë realitet Shqipërinë si e gjithë Europa, teksa bëjnë një bilanc se ku ndodhet ëndrra e qindra studentëve që u ngritën ditëve të ftohta të dhjetorit të 90-tës, edhe pse zhgënjimin nuk e fshehin dot lehtësisht.

“Shqipëria ka humbur shumë kohë në shumë stacione për integrimin europian. Sot e kësaj dite jemi akoma në këtë  rrugëtim të gjatë dhe të papërfunduar.”, thotë në një rrëfim për Report Tv Preç Zogaj.

“Sot disa nga aspiratat që kanë frymëzuar lëvizjen e dhjetorit dhe shoqërinë në atë kohë kanë pësuar një farë regresi.”, shprehet Buçpapaj.

Prec Zogaj nuk pranon që 8 Dhjetori të kthehet në një datë të zakonshme! Rezerva shpreh për mënyrën sesi u kujtua në këtë 30 vjetor ajo ngjarje e rëndësishme.

“8 Dhjetori i sivjetëm e kapi në kundërkohë gjithë klasën polike. Është çudi sepse është një jubile. Në një 30 vjetor sigurisht duhet të kishte dicka që të shtrihej përgjatë gjithë vitin për të përcjellë krenari, histori që nuk përsëritet shpesh.”thotë Preçaj.

Buçpapaj gjen një arsye përse me kalimin e viteve kujtimi i 8 Dhjetorit po zbeh madhështinë e kësaj ngjarje.

“Njerëzit kur ballafaqohen me 8 Dhjetorin ballafaqohen me shëmtinë e tyre dhe me karrikaturën e pluralizmit.Nga lëvija e Dhjetorit ka shumë pak nga ata që kanë mbtur, ata që përfituan nga lëvizja e Dhjetorit e çuan nocionin e demokracisë në fund”

Për Zogajn të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të mbeten patriot. Ndonëse refuzon të bëjë një krahasim me të rinjtë e viteve 90-të,ai  thotë se dëshira për të bërë Shqipërinë si Europa, si thirrja më e fortë që kumbon prej 30 vitesh do të çohet përpara.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prec Spiuni: 08/12/2020 18:38

    Harrove te shtosh 7 ish spiunet e sigurimit te shtetit ne kryesine e pare te PD

    Përgjigju
  • danjel: 08/12/2020 18:18

    Prandaj deshtoi demokracia sepse pushtetin e moren komunistet e tipit Sali dhe malokeria.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë