Precedenti i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon Metën për betimin e Arta Vorpsit (Sqarimi)

Precedenti i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon Metën për betimin e Arta Vorpsit (Sqarimi)

Ilir Beqja, Arta Vorpsi dhe Ilir Meta

Dekreti i Presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit futi në kaos krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga kjo situatë kur për një vend në gjykatë janë dy emra, shumica miratoi sot një rezolutë, por Kushtetuesja reagoi duke deklaruar se nuk mund të marrë një vendim mbi përplasjen institucionale duke qenë se nuk ka kuorumin e nevojshëm prej gjashtë anëtarësh.

Me këtë përgjigje, Kushtetuesja la të kuptohej qartë se njeh dekretin e presidentit për Marsida Xhaferllarin dhe jo Arta Vorpsin, që u zgjodh automatikisht nga KED si anëtare për në Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk është betuar para kreut të shtetit, por para noterit. Por pyetja që lind është se cfarë do të vendoste gjykata Kushtetuese nëse do të merrte në shqyrtim rastin në fjalë, pra a do ta cilësonte vendimtare ceremoninë e betimit. Por këtë në ndihmë na vjen precedenti, rasti “Beqaj” kur Gjykata Kushtetuese u shpreh në vitin 2011.

Rasti “Beqaj”
Me Ilir Beqajn ka qenë e njëjta gjë. Ai u akuzua se përfitoi para nga fondet publike. Demokratët në atë kohë e akuzoi deputetin Beqja se kishte marrë tendera në Bashkinë e Durrësit me anë të kompanisë së tij, gjatë kohës që kishte qenë deputet, tender i cili ishte marrë rreth 6 muaj më vonë që kurse Beqja kishte fituar mandatin në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit 2009. Sipas demokratëve, kompania “INTECH+”, ku Beqaj ishte bashkëpronar, ka përfituar fondin për të pajisur me kompjutera dhe informatizuar Bashkinë e Durrësit.

PD në atë kohë shprehej se bëhej fjalë për një kontratë në vlerë mbi 20 milionë lekë e firmosur në vitin 2009. Sipas tyre, mbi bazën e kësaj kontrate është përfituar gjatë periudhës ku Beqja ka marrë mandatin e deputetit për Qarkun e Shkodrës për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe përbën papajtueshmërinë me postin që mban. Më 15 tetor 2015 Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit vendosi që të kalojë në Kuvend rasti për të vendosur nëse çështja do dërgohej në Kushtetuese. Më 20 tetor 2010 raporti i këshillit kaloi në seancë plenare dhe me 70 vota pro dhe 67 kundër çështja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese. 

Vendimi i Kushtetueses
Më 16 qershor 2011 Gjykata Kushtetuese vendosi që t’i heqë mandatin deputetit socialist, Ilir Beqaj, duke argumentuar se deputeti kishte shkelur Kushtetutën e vendit, pasi në kohën kur ai kishte fituar mandatin e deputetit, kishte përfituar fonde publike përmes një tenderi.

Gjykata i është referuar nenit 71 dhe 70, pika 3 të Kushtetutës ku thuhet se një deputet nuk mund të përfitojë fonde publike, sepse deputeti është pushtet, është autoritet dhe me autoritetin e tij ai nuk mund të përfitojë dhe të abuzojë. “Deputeti Ilir Beqja kishte detyrimin që në momentin e shpalljes së tij fitues nga KQZ-ja të shmangte çdo rast të papajtueshmërisë. Pretendimi i tij kryesor se ai në atë periudhë nuk ishte deputet, pasi nuk kishte bërë betimin, është i pabazuar.

Së pari, mandati i tij ka filluar që në datën 1.8.2009, ndërsa të ardhurat nga Bashkia Durrës ai i ka marrë në datën 17.2.2010 dhe 21.5.2010. Së dyti, mosbërja e betimit nga ana e tij nuk mund të paraqitet si shkak i ligjshëm, pasi ky veprim ishte rezultat i vendimmarrjes personale të tij bazuar mbi motive politike të bëra publike pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Fakti që ai nuk bëri betimin për disa muaj pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ dhe fillimit të mandatit të deputetit nuk e përjashton atë nga përgjegjësia për të plotësuar detyrimet që rrjedhin nga mandati parlamentar, të filluar prej muajsh”, është shprehur Gjykata Kushtetuese.

Pra vendimi i vitit 2011 është një precedent i qartë, ku vetë Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar ceremoninë e betimit thjeshtë ceremoniale, pasi në rastin 'Beqaj', vendosi që mandati për socialistin filloi që kur e zgjodhi KQZ-ja dhe jo kur bëri betimin, sikur pretendonte deputeti. Edhe në rastin konkret precedenti rrëzon kushtin e Metës se pa bërë betimin nuk mund të fillosh detyrën në Gjykatën Kushtetuese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës