Gjykata Kushtetuese: Njohim 3 anëtarët e betuar tek Meta...Nuk kemi kuorum për rezolutën e Kuvendit

TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim zyrtar për situatën me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni, ku thotë se nuk mund të marrë në shqyrtim rezoluten e miratuar sot nga Kuvendi përmes së cilës kërkohet të shmanget kriza kushtetuese për legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim zyrtar shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Kushtetueses, thuhet se kjo gjykatë ende nuk e ka kuorumin për vendimmarrje për të zgjidhur konfliktin e kompetencave midis pushteteve apo shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Gjykata Kushtetuese njeh tre anëtarët e betuar mbrëmë tek presidenti, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllarin. Kështu, Gjykata Kushtetuese njeh dekretin e presidentit për Marsida Xhaferllarin, dhe jo Arta Vorpsin, që u zgjodh automatikisht nga KED si anëtare për në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk u shpreh brenda afatit ligjor 30 ditë. Vorpsi, në vend të së cilës u zgjodh me dekret Xhaferllari dhe u betua në presidencë ende pa u botuar dekreti në Fletoren Zyrtare, ditën e sotme i kërkoi Gjykatës Kushtetuese t'i njohë mandatin. Kështu, me reagimin e sotëm, Gjykata Kushtetuese në mënyrë indirekte i jep përgjigje edhe kësaj kërkese të Arta Vorpsit duke thënë se nuk mund ta shqyrtojë në mungesë të kuoruimit. 

"I jam drejtuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese dhe drejtueses së saj dhe po pres fillimin edhe administrativisht të marrëdhënieve të punës", shkruante Vorpsi, ndërsa duhet theksuar se në këtë situatë, kryetare aktualisht është anëtarja më e vjetër e Gjykatës, Vitore Tusha.

Duke ju referuar këtij reagimi të fundit, Gjykata Kushtetuese ka 5 anëtarë, Vitore Tusha të cilës i ka mbaruar mandati dhe pret zëvendësimin, Besnik Muçi i zgjedhur i pari nga Meta (pa kaluar të dyja shkallët e vettingut pasi më 21 nëntor del para Kolegjit të Apelimit), dhe tre të betuarat mbrëmë, Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllarin. Për të pasur kuorumin Kushtetueses i duhen 6 nga 9 anëtarë.

Sot, Marsida Xhaferllari ka shkuar në punë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe eshtë pajisur me zyrë nga Administrata. Ndyshe ka ndodhur me Arta Vorpsin e cila ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. 

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 15/11/2019 19:16

    Pergjigjen e dha VitoreTusha pra nje person ...si marin persiper te interpretojne nje pakice nje interpretim kushtetues...

    Përgjigju
  • Kryetari: 15/11/2019 15:23

    Boboo na ngeli Vorpsi pa pune...po ca i ngeli kesaj tani apo skane me cipe keto...kalon prape nga noterja ajo ja mori doren tani

    Përgjigju
    • Kryetarit pa krye: 15/11/2019 17:39

      Ti ore organ genital koke e kembe qe me e udhes do ishte ta kishe nickname Kryekari. Vorpsi eshte zgjedhur sipas Kushtetutes(Kryekusari e doghi kohen prej 30 ditesh per te emeruar nje nga tre te paret qe I propozoi KED) ndersa Xhaferllari eshte zgjedhur nga breket e Monikes. Kupto diferencen o kokbole.

    • Flamuri: 15/11/2019 16:57

      Noterja e sat*m!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur