Në nja nga seancat e zhvilluara me ish-nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Rusmali i hoqi atij të drejtën e fjalës duke i thënë se ishte ftuar vetëm për të dëgjuar dhe jo për t’u shprehur. Kësisoj, nisur nga ky precedent, duket se Elvis Çefa nuk ka pranuar në mënyrë të menjëhershme ftesën e bërë nga ana e Komisionit të Ligjeve duke theksuar se më parë duhet t’i garantohet arsyeja se për çfarë është thirrur.
Në këtë mënyrë vetë Komisioni i Ligjeve është i detyruar që nëpërmjet një shkresë zyrtare t’i përgjigjet sërish Nënkryetarit të Këshilli të Lartë të Drejtësisë për ti shpjeguar atij sërish arsyen se përse është thirrur në mbledhje. Nga ky ngërç i krijuar është hequr paraprakisht nga rendi i ditës së punimeve parlamentare mbledhja e Komisionit të Ligjeve.
Ilir Rusmali
- Ish-deputeti i PD-së, Ilir Rusmali gjatë kohës që drejtonte Komisionin e Ligjeve në vitin 2012 nuk e la ish-nënkryetarin e KLD që të fliste në mbledhje.
