Pas kërkesës drejtuar Ardian Dvoranit për t’u rikthyer në Këshill deri në fund të vitit 2020, Këshilli për Emërimet në Drejtësi ia ka dhënë një tjetër mesazh Presidentit Ilir Meta, duke vendosur që mos të propozojë më asnjë kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar më parë të dy shkallët e Vetingut. Vendimi i KED vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, për konfliktin mes Presidentit dhe Kuvendit, KED dhe qeverisë, për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias, në rekomandimin numër 4 të opinionit, thekson se “KED-ja nuk duhet të propozojë kandidatë të cilët nuk e kanë kaluar ende Vetingut.

Ky rekomandim, i reflektuar nga KED me një vendim, vjen pasi Presidenti Ilir Meta emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Bensik Muçin, i cili kishte kaluar shkallën e parë të Vetingut, por që nuk ishte konfirmuar në detyrë më vendim të formës së prerë. Kolegji i Apelimit e shkarkoi Muçin nga detyra, duke thelluar më tej krizën e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Meta nuk u ndal, por emëroi në Gjykatën Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e cila është pa Veting. Komisioni i Vetingut mori një shqyrtim Xhaferllarin, por nuk doli me një vendim, me pretendimin se kishte humbur statusin e gjyqtares. Xhaferllari kërkoi në Kolegj që t’i nënshtrohej Vetingut, por kur Meta e emëroi në Kushtetuese, ajo e tërhoqi ankimimin, me pretendimin se Vetingun ia kishte bërë një herë KED.

Nga ana tjetër, KED i bëri Vetingun edhe Besnik Muçit, i cili u shkarkuar nga KPA më pas, precedent që rrëzonte Xhaferllarin, por edhe Ilir Metën, i cili e emëroi atë në vend të Arta Vorpsit dhe jashtë listës fituese të renditur nga KED. Megjithatë, Venecia i dha fund këtij debati, duke rekomanduar që në Gjykatën Kushtetuese të mos emërohen gjyqtarë që nuk kanë kaluar Vetingut. Këtë rekomandim KED e ka reflektuar në datën 10 korrik 2020, duke ndryshuar vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

(Kliko këtu për të lexuar vendimi e KED që ndalon propozimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese që nuk kanë kaluar Vetingun)