LEZHË - Prefekti i Lezhës, Pal Dajçi, ka kthyer mbrapsht buxhetin e e miratuar pak ditë më parë nga këshilli i bashkisë, që sipas tij ka shkelje dhe nuk është në përputhje me ligjet e shtetit.
Dajçi ka shtuar se reduktimi me 50 % i buxhetit për ndërmarrjen e pastrimit si dhe mospërcaktimi i kuotës për këshillin e qarkut janë dy pika të majftueshme për ta rikthyer për shqyrtim, ndërsa thotë se kreu i bashkisë duhet të kishte qënë më i kujdesshëm në të tilla vendimarrje ndërsa shton se kthimi nuk ka të bëjë me çështje politike.
Nga ana tjetër nënkryeatri i bashkisë se lezhes Arjan Barbullushi thotë se do të rinegociohet më këshillin bashkiak për të ribërë miratimin e buxhetit, pasi edhe ai vete pranon se ka probleme.
Bashkimi i votave të këshilltarëve të PS dhe LSI bëri të mundur miratimin e buxhetit për vitin 2012 në bashkinë e Lezhës. Në mbledhje munguan këshilltarët e PD-së. Buxheti është thuajse në parametrat e një viti më parë. Ai kap shifrën e 321 milionë lekëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com