Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi ka paralajmëruar bashkitë e këtij qarku se nuk do ju konfirmoje buxhetet, nëse nuk përcaktojnë 3% të fondit për emergjencave civile siç e përcakton ligji. Këtë deklaratë Prendi e bërë gjatë mbledhjes së Komisionit të Emegjencave Civile, ku ishin të pranishëm përfaqësues të insitucioneve nga i gjithë qarku.

“Në buxhetin e bashkive është përcaktuar me ligj shumë prej 3 % e buxhetit që do të planifikohet e detajuar për të vënë në dispozicion të kësaj drejtorie, për ti përdorur në rast të fatkeqësive natyrore, jam i detyruar të ndërhyj në miratimin e buxhetit, do ta kthej nëse nuk do jetë përcaktuar buxheti 3 % i planifikimit për emergjencat civile,” tha Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi.

Drejtori i Bordit të Kullimit për Veriun Ndue Preka, tha se duhet treguar kujdes për argjinaturat dhe digat e rezervuareve, pasi sipas tij janë një rrezik serioz për përmbytje.

“ Duhet bërë kujdes, problemi jonë është me argjinaturat, të cilat janë në mbrojtje të rreziqeve, lidhur me rezervuaret e kuptoj që bashkitë e kanë të vështirë të sigurojnë ruajtje por ka mënyra të tjera për ta mbajtur nën vëzhgim këtë problem,” shpjegoj Ndue Preka, Drejtor i Bordit të Kullimit për Veriun.

Gjatë këtij takimi Prefekti Gjergj Prendi, ka kërkuar angazhimin e të gjithë aktoreve, për përballimin e situatave emergjente që mund të krijohen gjatë këtij dimri në territorin e qarkut Lezhë. Dihet se qarku i Lezhës ka qenë mjaft problematikë në të gjithë vitet e kaluara.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com