Prefekti: Shkodrën po e mbajnë
peng punimet e firmave të ndërtimit

Prefekti: Shkodrën po e mbajnë<br />peng punimet e firmave të ndërtimit
SHKODËR - Problemet madhore që po mbajnë peng qytetin e Shkodrës kanë të bëjnë kryesisht me punimet e braktisura nga firmat e ndërtimit.

shkoder, rruge
(Në foto: Rruga e Varrezave në Shkodër).

Alarmi ka ardhur nga prefekti i porsazgjedhur Paulin Radovani, i cili ka theksuar se përfundimi i punimeve që kanë mbetur pezull në zonën e bypassit dhe në unazën lindore kanë krijuar proleme të shumta në qarkullimin e mjeteve dhe të kalimtarëve, sidomos kur ka reshje shiu.

shkoder rruge
(Në foto: Rruga e Varrezave në Shkodër).

Burime nga prefektura e qarkut Shkodër bëjnë të ditur se punimet në unazën lindore janë ndërprerë, pasi firma italiane i ka një borxh prej 2 mln e 800 mije euro firmës shqiptare, që kryente punimet në këtë segment.

radovani
(Në foto: Prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani).

Ndërsa në bypassin e Shkodres punimet janë ndërprerë, pasi Ministria e Transporteve i ka mbetur borxh një shumë të konsiderueshme firmave ndërtuese.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve