Prefekti i Vlorës Besnik Dervishi ka rëfyer para grupit hetimor për 4 orë me radhë dyshimet e tij, lidhur me vendosjen e 200 gramë tritol C4 poshtë automjetit të tij. Në prani të Drejtorit të Hetimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Xholi, drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, dy zv/drejtorëve të Policisë së Shtetit Altin Qato dhe Sokol Bizhga, si dhe të prokurorit Olsian Çela, Dervishi ka treguar të gjitha përplasjet dhe dyshimet e tij lidhur me ngjarjen e rëndë, që për pak nuk përfundoi në tragjedi.

Për katër orë me rradhë, Dervishi ka treguar të gjithë intenerarin e tij nga Vlora në Tiranë, e deri në momentin e fundit kur makina është parkuar në oborrin e kryeministrisë. Dervishi ka rrëfyer në prokurori se ditën e Enjte ka qënë në qytetin e Vlorës, dhe se gjatë mbrëmjes ka udhëtuar në drejtim të Tiranës. I pyetur nga prokurorët nëse kishte dyshime tek ndonjë person apo ndonjë konflikt që mund të ketë ndikuar në vendosjen e tritolit poshtë mautomjetit të tij, Dervishi ka pohuar se nuk ka një emër konkret se ku të drejtonte gishtin, por ka shtuar se për vendosjen e tritolit në makinë mund të jenë angazhuar segmente të caktuara të mafias së ndërtimit në Vlorë.

Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)