Preferonte KFC dhe McDonald, Trump tregon arsyen e humbjes drastike në peshë: Nuk kam pasur kohë të ushqehem si njerëzit normalë

Preferonte KFC dhe McDonald, Trump tregon arsyen e humbjes drastike në peshë: Nuk kam pasur kohë të ushqehem si njerëzit normalë

Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka folur së fundmi në lidhje me humbjen e tij dramatike në peshë, duke zbuluar se ka humbur rreth 20 kilogramë.

Ai ka deklaruar se kjo ka ndodhur si pasojë e axhendës së tij të ngjeshur, raportojnë mediat e huaja.

Trump, i njohur për dashurinë e tij për fast-food-et, tha se e gjitha ka ndodhur pasi ishte aq shumë i zënë me punë sa nuk kishte kohë të ushqehej siç duhet.

“Unë nuk kam mundur të ulem dhe të ha si një person normal, si ju. Për mua është pak më e vështirë”, tha Trump.

Preferencat e ushqimit të ish-presidentit kanë qenë kryefjalë e mediave amerikane, ndërsa flitet se kompanitë e tij të preferuar janë McDonald’s dhe KFC.

“Të anashkalosh vaktet për shkak të planifikimit dhe/ose stresit nuk është një zgjidhje afatgjatë. Nëse ky është rasti, ai ka të ngjarë të ketë mungesë të disa lëndëve ushqyese kryesore - ato si fibra, kalium, kalcium dhe vitaminë D - në dietën e tij, përveç nëse ai fokusohet në ushqime të pasura me lëndë ushqyese kur gjen kohë për një vakt", tha  Dr Carolyn Williams, një dietologe e licencuar në Alabama, duke shtuar i tha se me të vërtetë duket sikur Trump ka humbur llojin e yndyrës që shkakton probleme shëndetësore. 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur