Prej 1 janarit 2022 ndryshon tatimi mbi të ardhurat! Paga minimale do të rritet në 32 mijë lekë

Prej janarit nis zbatimi i paketës së re fiskale për bizneset dhe qytetarët shqiptar. Ndryshon taksimi progresiv për pagat, ku të gjithë qytetarët që marrin paga deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim nga 30 mijë lekë që është aktualisht.

Ndërsa ata që marrin nga 30-50 mijë lekë do të paguajnë 6.5% tatim, nga ana tjetër pagat nga 50-200 mijë lekë do paguajnë 13% dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23%.

Ndërkohë qeveria është zotuar që brenda vitit të 2022 do të rritet paga minimale nga 30 mijë lekë që është në 32 mijë lekë. Po ashtu do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, rritje me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe rritje me 30% për personelin e forcave të armatosura.

Në nëntor të 2021 maxhoranca miratoi edhe ndryshimet për bujqësinë, ku u hoq rimbursimi për fermerët dhe u vendos taksë 10% për inputet bujqësore. Sakaq prej janarit do të të gjitha jahtet që furnizohen me naftë në zonën e lirë do të paguajnë 40 lekë për çdo litër karburant, ndërkohë që vendoset taksë 6 lekë për çdo litër gaz nga korriku i 2022.

Për këtë vit janë parashikuar të mblidhen 536.8 miliardë lekëve, ndërsa shpenzimet pritet të arrijnë në vlerën e 637.6 miliardë lekëve. Gjithashtu do të rritet pagesa e papunësisë, dyfishohet ndihma ekonomike për 15 mijë familje në vend si dhe trefishimin e ndihmës për familjet në nevojë me 3 fëmijë.

RRITJA E PAGAVE NË 2022
Bluzat e bardha +6%
Arsimtarët +6%
Garda e Republikës +7%
Forcat e Armatosura +30%

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eduard Topalli: 09/02/2022 18:38

    PAga u rit per efekt te llogaritjes dhe pagese te sigurimeve shoqerore dhe po me aq lek u ul paga reale... o popull dele, nuk rit qeveria hajdute pagat por i rit ekonomia qe po shkatron kjo qeveri leshi

    Përgjigju
  • Arti: 16/01/2022 19:44

    Kontrolloni sigurimet se nuk po na sigurojn as me gjysmen e rroges ,nga 70.000 lek paga e deklaruar eshte 32.500 lek.

    Përgjigju
  • arkitekt: 04/01/2022 12:53

    vetem arsimtaret, mjeke dhe forca te armatusura rriten ne kete vend pjesa tjeter te prese pencionin

    Përgjigju
  • Dada: 01/01/2022 14:26

    U rrit 20 mije paga minimale, u keputet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë