Bizneset kanë përsëri probleme me sistemin e faturave të fiskalizuara.

“Punon me vështirësi dhe ngec”, thonë bizneset ndërsa disa të vetëpunësuar nuk po bëjnë dot faturime.

Problemi tjetër me të cilin po përballen bizneset ka të bëjë me mungesën e të dhënave, pasi në sistem nuk ju shfaqen faturat e vjetra.

 “S’dalin ende të gjitha faturat e blerjeve, nuk shfaqen faturat e pardjeshme”, thotë kontabilisti Dhamo.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ju kërkoi bizneseve që nëse përballen me vështirësi në Platformën Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, të përdorin zgjidhje të tjera alternative.

Për bizneset që përdorin aplikacionet për lëshimin e faturave të fiskalizuara, tatimet sugjeronin që të vijohet me lëshimin e faturave, dhe pasi sistemi të kthehet mund të fiskalizohen faturat.

Kurse për të vetëpunësuarit sqarohej se ose të blinin një softuer për të lëshuar fatura, ose të pajisen me një bllok të veçantë për faturat pranë tatimeve.