Më shumë se 1/3 e të punësuarve në vend, vlerësohen me pagë minimale. Sipas të dhënave të INSTAT deri në fund të shtatorit ishin të punësuar mbi 1.1 milionë shqiptarë, prej të cilëve 33.3% kishin pagë deri në minimale. Kjo kategori e përbërë nga rreth 390 mijë të punësuar, prej 1 korrikut të këtij viti do të paguhet më shumë.
Ministria e Financave ka nisur diskutimet me bizneset për të rritur pagën minimale me 2 mijë lekë, dhe nga 30 që është aktualisht pritet të shkojë në 32 mijë lekë. Në konferencën e fundit ministrja Delina Ibrahimaj tha se arsyeja e rritjes me 2 mijë lekë këtë vit është që të mos shtohen kostot për punëdhënësit.
Jo vetëm paga minimale, por edhe rritjet e pagave për sektorët e tjerë si për bluzat e bardha, arsimtarët, apo ushtarakët do të nisun nga korriku i këtij viti.
Po ashtu prej kësaj date hyn në fuqi edhe vendimi për të ndryshuar taksën progresive. Nëse deri më tani nuk paguajnë tatim mbi pagën ata që marrin deri në 30 mijë lekë, prej 1 korrikut nuk do paguajnë tatim ata që marrin deri në 40 mijë lekë.
Me këtë lëvizje rritet numri i qytetarëve që nuk do të paguajnë tatim, pasi 49.4% e të punësuarve marrin rroga deri në 40 mijë lekë. Janë rreth 16.1% e numrit total të të punësuarve në vend që kanë paga 30-40 mijë lekë dhe që përfitojnë nga ky ndryshim ligjor.
Ndërsa ata që paguhen deri në 50 mijë lekë nuk do e kenë tatimin 13%, por 6.5%, dhe nga kjo ulje e tatimit pritet të përfitojnë 58 mijë qytetar.
Kurse ata që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 200 mijë lekë do të tatohen me 13%, ndërsa pjesa tjetër mbi 200 mijë lekë do të kenë tatimin 23%.
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me përjashtimin e policëve që kanë përdorur Sky apo Encro Chat?
-
Po
84.6%
-
Jo
8.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 1676
Lajme të tjera
-
1.2 mln € dëm shtetit me dëmshpërblimin për një pronë, nis gjyqi për Arlind Gjokutajn! Pranohet kërkesa e tij për gjykim të zakonshëm
1 Dhjetor, 10:36
-
Taksimi i profesionistëve të lirë, Financat: S’mund të jenë të ‘privilegjuar’! Niko Lera: Nga të ardhurat vjetore do ju zbriten shpenzimet e nevojshme për aktivitetin
29 Nëntor, 15:05
-
Emigrantët sollën 7 mld euro remitanca në 1 dekadë! Ministri i Ekonomisë: Diaspora të angazhohet me investime në vend, ka rol kyç në integrimin e vendit në BE
23 Nëntor, 17:07
-
Komisionet ‘OK’ buxhetit e paketës fiskale 2024/ Veprimtaria pranon kërkesën e MIE për shtim buxheti me 6 mld lekë! Qeveria s'tërhiqet nga rritja e taksës së karbonit
23 Nëntor, 11:53
-
30 mijë profesionistë të lirë do taksohen prej 2024-ës! Tatimi i të vetëpunësuarve rrit me 30 mln euro të ardhurat
11 Nëntor, 19:31
-
Progres-raporti i KE-së: Shqipëria ka bërë përparim në shërbimet financiare! Ministri i Ekonomisë: Kemi lënë pas vende të tjera të rajonit
9 Nëntor, 16:17
-
Në 2024 Shqipëria mund të emetojë një tjetër eurobond, interesat e borxhit për vitin e ardhshëm arrijnë 600 mln euro! Mete: Synojmë uljen e borxhit
8 Nëntor, 17:20
-
Ministri Ekonomisë në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Tregtisë: Shqipëria, përparim në digjitalizimin e shërbimeve për biznesin
8 Nëntor, 15:16
-
Projektbuxheti 2024/ Mete te ‘Ligjet’: 26.2 mld lekë për institucionet e drejtësisë, dyfishohet krahasuar me 2016
6 Nëntor, 14:20
-
Normat e larta të interesit vënë në rrezik uljen e borxhit në 2024! Rritja e normës bazë të interesit shtrenjton kreditë
4 Nëntor, 16:24
-
Projektbuxheti 2024/ Bashkitë do marrin 360 mln euro transfertë! Tirana, Durrësi e Elbasani marrin pjesën më të madhe
3 Nëntor, 12:10
-
Mete: Investimet e huaja afro 700 milionë euro në 6-mujorin e parë
2 Nëntor, 19:05