Prej 10 ditësh i shtruar te infektivi, humb jetën 65-vjeçari me koronavirus nga Kruja

Prej 10 ditësh i shtruar te infektivi, humb jetën 65-vjeçari me koronavirus nga Kruja

Një 65-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë, duke u bërë viktima e 6 nga ky rreth që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë është personi i tretë që humb jetën brenda 10 ditësh.

65-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive. Mësohet se i moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Gjatë kësaj periudhe, dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij kreu testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative. Me vdekjen e 65-vjeçarit numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 129.

Sakaq në 24 orët e fundit në Krujë i janë kryer tamponët 30 personave përgjigjet e të cilëve pritet të dalin sot.


Lajmi kryesor:

Rekord viktimash, 6 humbje jete dhe 67 raste të reja me COVID-19! Infektohet kryebashkiaku i Mirditës


Ne.k./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit