Dita e shtunë ka shënuar rekord viktimash nga COVID-19, ku kanë humbur jetën 6 qytetarë në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv. Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1"Infektiv" një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale              38179

Raste pozitive              4637

Raste të shëruara          2637

Raste Aktive                1866

Humbje jete                  134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              992

Durrës            213

Shkodër           195

Vlorë               97

Lezhë              83

Korçë              65

Fier                  58

Elbasan            51

Kukës              42

Berat               31

Dibër               20

Gjirokastër      19

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Kryebashkiaku socialist me COVID, izolohet në shtëpi

Kryebashkiaku i Mirditës, Ndrec Dedaj është vetëkarantinuar në shtëpi pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se izolimi i tij ka nisur që prej një jave.

Lajmi është konfirmuar nga strukturat Shëndetësore, ndërkohë që gjendja e kryebashkiakut paraqitet e stabilizuar.

Ora 10:16
Rastet e reja me COVID në Fier, ministria e shëndetësisë nis dezinfektimin e terrenit

Të premten rastet e reja në Fier, 9, kanë bërë që ministria e shëndetëisë të shtojë dezinfektimet në terren.

Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijoj për plotë 15 ditë. Mësohet se një ditë me parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, i cili gëzon shëndet të qëndrueshëm.

Ndërkohe pjesë e rasteve pozitive ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familjë, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadastër dhe zyrat e Adisa.

Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë duke u ndjekur në mënyre ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialiste.

Ora 08:56
Prej 10 ditësh i shtruar te infektivi, humb jetën 65-vjeçari me koronavirus nga Kruja

Një 65-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spitalin infektiv në Tiranë, duke u bërë viktima e 6 nga ky rreth që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Ndërkohë është personi i tretë që humb jetën brenda 10 ditësh.

65-vjeçari prej 10 ditësh ishte diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa prej një jave ishte futur në terapi intensive. Mësohet se i moshuari vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa ishte baba i dy fëmijëve të martuar.

Gjatë kësaj periudhe, dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij kreu testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative. Me vdekjen e 65-vjeçarit numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në vendin tonë ka shkuar në 129.

Sakaq në 24 orët e fundit në Krujë i janë kryer tamponët 30 personave përgjigjet e të cilëve pritet të dalin sot.