Prej 2 javësh 4 ish të përndjekur politikë të ngujuar në Qafë-Bari! Flet për Report Tv kreu i shoqatës: Berisha na mashtroi, negociojmë me qeverinë 'Rama' (VIDEO)

Katër ish-të dënuar të regjimit komunist prej më shumë se dy javësh janë ngujuar në ish-burgun e Qafë Barit në Fushë-Arrëz, duke kërkuar miratimin e statusit për ish-të përndjekurit politik. Për të tërhequr vëmendjen e qeverisë, ata kanë zgjedhur të shkojnë pikërisht në vendin ku kanë vuajtur dënimin gjatë regjimit komunist.

Kryetari i Shoqatës së të Përndjekurve politikë në Shkodër, Zenel Drangu, në një intervistë për Report TV tha se greva është e drejtë pasi ish-të dënuarit dhe të përndjekurit prej 30 vitesh u mashtruan, ndërsa zhgënjimin më të madh e pësuan gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

"Kërkesat e tyre janë për dhënien e statusit të përndjekurit, ngjashëm me statusin e veteranit por me disa ndryshime. kërkesë tjetër është futja në axhendën e qeverisë e letrave me vlerë në masën 100 për qind, sepse na u bë një padrejtësi nga qeveria demokrate, nga Sali Berisha.  dhe kërkesë e tretë për rivlerësimin e ligjit për të pushkatuarit me gjyq dhe pa gjyq", u shpreh ai.

Zenel Drangu shprehet se demokratët nuk bënë sa duhet për këtë shtresë, edhe pse kërkuan ndihmën e tyre gjatë fushatës elektorale.

"Gjatë fushatës, kandidatëve për deputet të PD-së u kërkova që të shkojnë atje të negociojnë me grevistët që të dalin prej andej dhe të plotësohen kërkesat nëse do jeni maxhorancë, nëse jo të ngrini zërin. Por rezultati është se ata as nuk e morën mundimin fare", tha Drangu.

Kërkesat e protestuesve janë për ndryshimin e ligjit, përfshirjen e letrave me vlere në dëmshpërblimin financiar, kompensim fizik e material të pasurive të konfiskuara, vlerësim të krimeve të komunizmit si krime kundra nejrëzimit, etj. Drangu shprehet i gatshëm për të kryer rolin e negociatorit mes përfaqësuesve të qeverisë dhe grevistëve.

"Qeveria duhet të shkojë atje, të paktën ti dëgjojnë. unë jam gati të shkoj me deputetët e Shkodrës apo përfaqësues të qeverisë të shkojmë të negociojmë sepse kërkesat janë të realizueshme", përfundon ai.

 

Godina e ish-burgut në Qafë-Bari ku janë ngujuar 4 ish-të përndjekur politikë

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/05/2021 01:00

    Jam dakord qe ish te denuarit politike te gezojne statusin e tyre,por me pare duhen rishikuar dosjet ne se e meritojne ose jo.P.sh, nuk mendoj qe nje person qe ka bere nje krim ordiner (vrasje ose vjedhje)dhe pastaj nga frika ia ka mbathur drejt kufirit dhe eshte denuar per arratisje,te fitoje kete status,pasi arratisja e tij nuk ishte per arsye te pastra politike.Gjithashtu nuk mund te marre statusin edhe nje bashkpuntor i pushtuesve,ose nje ish- anetar i partise fashiste.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 03/05/2021 19:09

    Kerkoni negocim.por me pare sejcili prej jush te shkoje para nje trupi gjukues dhe te denoncoje denimin e padrejte,ne kundershtim me ligjet nga nje trupe gjukuese. PRA fitoni pafajesine per ate cka jeni denuar.Ndryshe statusi juaj eshte i dyshimte dhe nuk duhet tiu jepet.Mjaft me me abuzime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni