New York-Këngëtarja shqiptare e njohur e viteve ’80, Parashqevi Simaku, pas 2 javëve të vështira e shtruar në një spital psikiatrik në Nju Jork, më në fund ka pranuar të marrë mjekime.
Familjarët e saj njoftojnë në rrjetet sociale, se Parashqevia firmosi dokumentin ku pranon me vullnet të lirë, siç ligji në Nju Jork e parashikon, që të trajtohet me ilaçe për të përmirësuar gjendjen e saj të rënduar psikologjike.
Pasi u shpëtua nga situata e rrugës, prej vitesh pa kontakte me familjarët në Shqipëri, dhe as me djalin që la të vogël pas divorcit në Nju Jork, Parashqevi Simaku kaloi një situatë të rënduar krizash nervore, që ngritën nevojën e trajtimit të saj në një spital psikiatrik.