TIRANE- Sali Berisha kujtohet pas 34 vjetësh për ish-të përndjekuriit politikë, pasi i ka mashtruar mandat pas mandati.
Në një takim me të përndjekurit kryetari i PD-së tha se është e vendosur që në mandatin e ardhshëm të japë zgjidhje përfundimtare detyrimeve të mëdha që shoqëria shqiptare ka ndaj kësaj shtrese.
“Në qoftë se flasim për një program, nuk është asgjë tjetër veçse detyrimi madhor i dëmshpërblimit të punës skllavëruese që dhjetëra mijëra të përndjekur politikë kanë kryer në kampet dhe burgjet e diktaturës gjatë 46 viteve. Dëmshpërblimi i tyre i plotë është zotimi ynë para kësaj shtrese”, tha ndër të tjera Berisha.
Kreu i PD-së nuk la pa sulmuar Gjykatën Kushtetuese një ditë pas vendimit që e quajti të drejtë masën e sigurisë arrest shtëpie dhënë nga GJKKO një vit më parë. Dje gjykata Kushtetuese e quajti antikushtetues kërkesën e tij.
“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum.
I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktur kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rama. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar.
Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave.
Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar.
Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar.
Brenda më pak se 20 ditësh, Sali Berisha morri shuplakën e dytë nga Gjykata Kushtetuese. Masa e sigurisë 'arrest shtëpie' në të cilën kryetari i PD-së qëndroi për 11 muaj i mbyllur dhe SPAK kërkoi autorizimin e kuvendit rezultoi të ketë qenë e duhura.
Partia Demokratike kërkon që të lejohen të votojnë emigrantët edhe me dokumente të huaja, kur nuk kanë pasaportë apo kartë shqiptare.
Ky pretendim i ri po vështirëson negociatat PS dhe PD, për të votuar ndryshimet në Kod për pagesën e plotë të votës me postë, në këmbim që numërimin ta bëjnë partitë dhe jo KQZ.
KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces.
Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze. Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar.
Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera.
Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare. Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi.
Por negociatat po vazhdojnë. Dje ju e dëgjuat zotin Bylykbashi, që tha se ne jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten.
Megjithëse bonsensi kërkon që asnjë lloj ndryshimi. Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar.
Tani të jem i sinqertë, lëvizja e tyre nuk përbën ndonjë problem madhor, por vetëm se duhet të justifikohet, duhet të bindemi pse kërkohet. Disa afate na thonë se i dikton edhe posta ndërkombëtare.
Ne po i shqyrtojmë këto propozime para se të vendosim.
Partite e reja jane opozita duhet te marrin minimumi 8 deputet keto parti te reja te kemi nje shtet normal , partite e vjetra nuk mendoj se do ti kalojne 84 deputet se bashku pra , PS 54 dhe PD e doktorit diku tek 30 deputet , kurse Qorri - Lapa- Gon Shehu deri ne 8 deputet secila parti minimumi keshtu kemi 6-7 grupe parlamentare ne 2025-2029 dhe ka demonraxi
Përgjigjumalok....
Përgjigjupo te vjen 21 janari o ditezi ate duhet te kujtosh ,suden , vefen xhaferr e company ,apo mijera nena qe i bere te lotohen ne vaj qe nga jugu ne veri ne vite e largimit tend
Përgjigju