Deputeti Erion Braçe përmes një postimi në Facebook lajmëroi se kryeministri Edi Rama do të jetë në Divjakë nesër.
Ai rikujtoi se si sot në vitin 2019 ai u betua si zv.kryeministër, duke theksuar se është shumë i kënaqur që doli nga ajo zyrë siç hyri “me kokën lart, i pa tjetërsuar, i pa ndryshuar”.
"17 JANAR, SI SOT NE VITIN 2019;
PASI U BETOVA DHE NENSHKROVA,
HYRA NE NJE ZYRE TE THJESHTE SI KJO;
NE MURIN E SAJ GJETA KETE SIMBOLIN BARDH E ZI;
NE MURIN E PROFILIT NE INSTAGRAM, GJETA KETE SHPREHJEN QE TINGELLON MIRE VEC NE ITALISHT:
FINO ALLA FINE!
Jam shume i kenaqur qe dola nga ajo zyre sic hyra,
ME KOKEN LART, I PA TJETERSUAR, I PA NDRYSHUAR,
PA U BERE PALE KUND E PA BERE KLAN ME ATE, ATE DHE ATE, PA FLUTURUAR PREJ PUSHTETIT TE MADH-NUMRI DY I QEVERISE, PA NENVLERESUAR E SHPERFILLUR KEND,
PA I RENE NE QAFE KUJT E PA I DHENE FAVORE NJE TJETRI!
Hyra aty pas nje nominimi nga EDI RAMA, nje duartrokitje nga salla e SOCIALISTEVE qe me la pa fryme dhe nisa pune ne nje vit qe u shenjua nga TERMETI VRASES, kalova ne nje tjeter vit te dominuar nga NDERTIMI PAS TERMETIT, ne te tretin perballe pata e patem PANDEMINE VRASESE;
Ne vere te tij, duke i shkuar ne fund, thashe do dal si shenje pergjegjesie dhe lidhur me rezultatin fitues-por jo aq, ne zgjedhje.
Edhe punes ne #DIVJAKE do i shkoj deri ne fund, i perulur dhe thellesisht mirenjohes!
NESER, 18 JANAR, EDI RAMA DO VIJE NE DIVJAKE!
DUAM TE FLASIM ME JU",- shkruan Braçe në Facebook.